Mulla Sula është si ajo arma atomike kontaminuese
dhe, nëse shpërthen do ta kontaminojë tërë shoqërinë dhe islamin tonë autokton.
Dekontaminimi do të jetë proces i gjatë, shekullor. Prandaj luftohen këto armë,
kjo e keqe fatale që mund ta kontaminojë edhe shoqërinë e cila lulëzon në mesin
e të mirave. Nuk ka të mirë derisa në mesin e të mirave gjendet një e keqe që
rrezikon kontaminim fatal
Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti
Bashkësia Fetare Islame në RM, e përbërë nga 13 myftini, pronare e gati 1000 xhamive ku janë të angazhuar mbi 1000 teologë, themeluese dhe mirëmbajtëse e dy vatrave arsimore (Medresesë Isa Beu dhe FSHI-së), e agjencive dhe sektorëve të ndryshme, sot gjendet e kapur, në prag të dhënies shpirt, nga thonjtë grabitqare të Mulla Sulës! Në fakt, të gjitha këto organe, institucione e nëpunës profesionistë tashmë i janë nënshtruar Mulla Sulës. Po cili në të vërtetë është roli i këtyre personave juridik dhe fizik sipas porosive kuranore dhe parimeve islame? Natyrisht, të gjitha rolet e tyre mund të përmbyllen në dy fjalë: ta përhapin të mirën, ta luftojnë të keqen!
A është e mirë dhe islamike që të flitet për një të
mirë nën thonjtë e pista të Mulla Sulës? A është e mirë dhe islamike që të
flitet për një unitet-nënshtrim para këmbëve të Mulla Sulës? A është e mirë dhe
e dinjitetshme që një Mulla Sulë të quhet reis dhe të dëgjohet sikur të jetë
një lider i denjë fetar?A është islamike që natë e ditë të bombardohesh me
fakte e me argumente mbi profilin, veprimet dhe të bëmat satanike të Mulla
Sulës dhe prap të gjunjëzohesh para tij?
A është islamike që tua marrësh paratë e fundit myslimanëve, qoftë si fitër apo si anëtarësim, dhe tia fusësh në portofol Mulla Sulës i cili pastaj i ushqenë nëpër kazino, sauna e pub-e të gjithë ata që ia mbrojnë shpinën derisa i bën njëmijë të zeza kundër islamit dhe myslimanëve të vendit?
A është e sinqertë kërkesa drejtuar xhematit që ti respektojnë hoxhallarët, ata që sot janë të degraduar, pa dinjitet dhe pa kurrfarë dhembje për islamin i cili po njolloset dhe po degradon kaq keq pikërisht për shkak të Mulla Sulës?
A është dinjitoze që të kërkohet prej xhematit që të dëgjojnë vaze e ligjerata nga ata të cilët kurrë nuk guxojnë ta marrin për shembull të së keqes liderin e tyre i cili nuk lë gjë të shëmtuar pa bërë edhe pse është shumë i vetëdijshëm se me ato të bëma të pista po tenton ta njollosë fytyrën e bardhë të islamit? A është islamike nga ana e imamëve dhe teologëve të ndryshëm që të ulen në iftar me mishngrënësin e paskrupullt, Mulla Sulën, i cili nuk mban kurrfarë llogarie për fukaratë, më sa mbajti llogari për vëllezërit tanë nga Hasan Begu, të cilëve ua vodhi paratë e grumbulluara nga vëllezërit myslimanë për ti ndihmuar pas përjetimit të vërshimës katastrofale me pasoja dhjetra viktima?

E keqja ka emër dhe mbiemër! Nuk luftohet e keqja pa
ua bërë me dije myslimanëve se kush është e keqja, si quhët ajo e keqe! Nuk
mund të thërrasësh në të mirë përderisa vetë i shërbenë të keqes. Shërbimi ndaj
të keqes mund të bëhet edhe duke e lënë të qetë të zhvillohet, duke mos ndërmarrur
diçka konkrete kundër të keqes. Të keqes i shërbehet edhe duke e mënjanuar apo
duke e anashkaluar, vetëm e vetëm duke e ditur se mund të humbet para asaj të
keqe! Të gjithë ata teologë fetarë islam të cilët janë të bindur se
paraprakisht e kanë të humbur luftën nga e keqja, atëherë, automatikisht duhet
ti merret titulli teolog!
A ka sot të keqe më të madhe për teologët, për
Institucionin e tyre dhe për xhematin e tyre, pra për myslimanët e vendit, se
sa Mulla Sula! Të gjithë nëpër ndeja e përfolin emrin e tij, të gjithë në
heshtje sikur e bojkotojnë, të gjithë përpiqen që mos ta ndihmojnë
finansiarisht, duke i bojkotuar fitrat dhe zeqatet, por, fatkeqësisht, tërë ky
reagim bëhet heshturazi. Do të ishte shumë islamike sikur të thuhej publikisht
myslimanë, mos derdhni kontribute finansiare në BFI, sepse aty nuk zhvillohet
jeta fetare islame, sepse paraja e juaj e një xhepi fukara, shkon e derdhet në
xhepa të gjyqtarëve, të avokatëve jo myslimanë, shkon e derdhet në bark të
zagarëve për gjyeti, shkon e derdhet nëpër ndeja e konaqe ku skuqet e shkoqet
mishi i ngratë!
A ka teologë myslimanë në Maqedoni a jo?
Çuditërisht, rrjetet sociale dëshmojnë se në mesin e myslimanëve të Maqedonisë
është ngritur vetëdija dhe tashmë mbisundon një urrejtje e tmerrshme kundër
kësaj të keqe, kundër Mulla Sulës! Mulla Sula tashmë shahet dhe ofendohet madje
edhe nëse e citon një ajet kuranor. Dhe këta njerëz aktivë nëpër rrejte sociale
janë xhemati i këtyre teologëve, dhe nuk janë pak, janë me mijëra, qindra
mijëra.
Nuk është islame që imamët të mos jen shembull për
xhematet e tyre, ata flasin se islami kerkon të luftohet e keqja, kurse rrjetet
sociale na dëshmojnë se ata vet lodhen duke reklamuar lukset, iftaret,
zbavitjet... Xhematet janë në pritje, shpresojnë që hoxhallarët e tyre ti
bashkangjiten luftës së tyre. Pra kjo luftë po udhëhiqet nga xhemati dhe jo nga
prijësit e xhematit! Apo, fatkeqësisht, tashmë në çdo xhami na ka mbirë nga një
mulla "sulçiç” i vogël!
E mira mund të lulëzojë vetëm pasi të çlirohet nga e
keqja. Lufta e së keqes është vepër e mirë, e pëlqyer, madje edhe e porositur
nga ana e Allahut xh.sh. Nga ky luftim nuk duhet përjashtuar cilado e keqe
qoftë, madje qoftë ky edhe vetë Mulla Sula. Ndryshe, perspektivën e kemi zi e
më zi. Ndryshe, nuk kemi se çka drejtohemi për në atë dynja. Teologët e
sotshëm, me këtë të keqe mbi shpirtin e shoqërisë sonë myslimane, nuk kanë se
çka shpresojnë në takimin e tyre me Pejgamberin a.s.. Të gjithë do të
përfundojnë atje, te Mulla Sula. Sepse. Mulla Sula është si ajo arma atomike
kontaminuese dhe, nëse shpërthen do ta kontaminojë tërë shoqërinë dhe islamin
tonë autokton. Dekontaminimi do të jetë proces i gjatë, shekullor. Prandaj
luftohen këto armë, kjo e keqe fatale që mund ta kontaminojë edhe shoqërinë e
cila lulëzon në mesin e të mirave. Nuk ka të mirë derisa në mesin e të mirave
gjendet një e keqe që rrezikon kontaminim fatal. Natyrisht, të parët që
kontaminohen janë ata që janë fare pranë Mulla Sulës, pastaj rrethi i dytë, i
tretë, i katërt... Pra, bashkëpunëtorët e tij dhe të gjithë ata që duke e
përgëdhelur ia zgjasin ymrin! Fundi i tyre është shplarje nën kataraktin e
zjarreve të xhehenemit. Zot, mos na lër kurrë pa kurajon për ta parë të keqen
në sy dhe për ta goditur deri në vdekje. E keqja nuk ka vend në mesin e një
shoqërie të devotshme myslimane.
No comments: