SHBA-të besojnë se Maqedonia ka kohë që të zbatojë Marrëveshjen e Përzhinës dhe të gjitha reformat e nevojshme për zgjedhje të lira, demokratike dhe të pranueshme nga të gjitha palët.
Zv/ndihmës sekretari amerikan Hojt Brajan Ji, pas takimeve me zyrtarë të lart shtetëror, kërkoi nga të gjithë faktorët vendor që me përgjegjsi t’i qasen zbatimit të Marrëveshjes politike, si zgjidhje për tejkalimin e krizës dhe kusht për hapërimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s.
“SHBA-ja, BE-ja dhe partnerët e tjerë vazhdojnë ta japin e mbështetjen e tyre për Qeverinë, institucionet dhe partitë politike në mënyrë që të mundësohet që zgjedhjet më 5 qershor të jenë të drejta, të lira dhe të besueshme. I japim mbështetje KSHZ-së dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe Qeverinë për atë se cilat janë qëndrimet tona rreth përparimit. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shprehet zv/ndihmës sekretari amerikan Hojt Brajan Ji.
Ji shprehu mbështje apsolute edhe për prokuroren speciale dhe kërkoi nga subjektet politike dhe institucionet që të mbështesin punën e këtij institucioni.
“Në të gjithë takimet kemi theksuar rëndësinë e përkrahjes së Prokurorisë Speciale Publike dhe sundimit të ligjit, si dhe atë që të gjithë zyrtarët që janë përgjegjës për krizën të mbajnë përgjegjësinë që u takon, normal duke u bazuar në ligj dhe në procedura të drejta ligjore. Mendoj se porosia jonë ka depërtuar dhe është e qartë për partitë politike. Presim ta respektojnë Prokurorinë Speciale. Do ta vëzhgojmë procesin dhe do të japim këshilla nëse shohim që ka opstrukcione dhe shkelje të ligjit”, shprehet zv/ndihmës sekretari amerikan Hojt Brajan Ji.
Pas takimit me kryeministrin teknik Emill Dimitriev, zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Brajan Hojt Ji takoi edhe ministrit e Drejtësisë, Adnan Jashari, ku janë diskutuar reformat në sferën e gjyqësorit.
“Në Republikën e Maqedonisë në vijim janë reformat që janë të drejtuara kah ndërtimi i sistemit bashkëkohor i të drejtës penale. Gjyqësi të pavarur dhe efikase, lufta e pa kompromisët kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar” –thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Ji pati takime edhe me drejtuesit e katër partive politike parlamentare si dhe prokurorin publik, Marko Zvrlevski.
No comments: