Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ju jeni populli (shoqëria) më i hajrit i ardhur për të mirën e njerëzve ……”( Ali Imran:110)


Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra


Përcollëm muajin më të veçantë, muajin e adhurimit, Kuranit, moralit, humanitetit, muajin që na edukoi shpirtërisht dhe fizikisht. Një muaj që ndërtoi vlera tek ne, përforcoi opinionin se para Krijuesit jemi të gjithë të barabartë, përpos atyre që janë më të devotshëm, më të përkushtuar dhe përulur. Një muaj që na bëri ndryshe nga e kaluara që tani e tutje të kemi tjetër vetëdije, sjellje dhe terbije. Përmes këtij muaji dëshmuan se Kurani është kushtetuta jonë, në bazë të cilit duhet themeluar standardet, parimet e jetës dhe ecurin tonë të pathyshme e të fortë shoqërore. Kurani është i gjallë dhe i tillë do të mbetet mes nesh, me fjalën e përkryer Hyjnore të Allahut Fuqiplotë ndërtojm vlera madhështore të ummetit tonë, hartojmë koncepte të cilat do të shërbejnë për rrugëtimin tonë në këtë botë dhe do të na mbronë nga lajthitja.


Të nderuar besimtarë!

Islami është fe e paqës dhe tolerancës, andaj tregoni vetëdijen e juaj duke trokitur në dyert e familjarëve të juaj, të miqëve dhe dashamirëve. Sjellja e juaj, kultura fetare dhe shkalla e moralit gjatë kësaj feste duhet reflektuar gjithandej. Sjellja jonë Islame duhet të jetë mesazhi më i madh që ua përcjellim edhe brezave të ardhshëm. Konceptet tona pozitive gjithsesi duhet të gjejnë mishërimin e vet dhe të reflektojnë bujshëm në përditshmërinë tonë dhe më gjërë. 

Vëllezër e motra të respektuar!

Në fakt, Ramazani, nuk na lejoi që ne t’i harrojmë dhe t’i lënë pas dore nevojtarët, të varfërit, skamnorët, por se na edukoi që dhimbjet e tyre t’i shijojmë dhe t’i ndajmë në mënyrë të përbashktë. Në vazhdimësi duhet të përkujdesemi për fukaratë dhe nevojtarët, ngase ajo në esencë është edhe parim fetar. Solidarizimi ynë me ata duhet të jetë i përditshëm, ngase ata janë pjesa jonë e pandashme. Në asnjë mënyrë nuk tolerohet të jemi neglizhent ndaj tyre, e në veçanti ndaj jetimëve(bonjakëve). Qëndrimi indiferent ndaj tyre e thellon edhe më tepër brengën e asaj kategorie të shoqërisë, me sjellje të tilla jokorrekte vetëm që shtojmë dallimin dhe krijojmë shqetësime më të mëdha.
  

Të nderuar besimtarë!

Në emër të NISMËS për ndryshime në BFI, si dhe në emrin tim personal ju porosis që edhe më tej të vazhdoni me përkushtim të respektoni parimet fetare. Të solidarizoheni me vëllezërit tanë që sot nuk kanë mundësi të festojnë Bajramin si ne, ata që sot janë nën kthetrat luftës, dhunës, terrorit, andaj lusim Allahun Fuqiplotë që çështja dhe pozita e tyre të ndryshojë sa më shpejt. Përmes këtij mesazhi lus Allahun që t’iu shpërblen juve dhe mbarë vllezërit tanë në diaspor për kontributin e dhënë në zhvillimin e jetës fetare si dhe për mirëbajtjen e institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së.

Për hajr festa e Fitër Bajramit, dhashtë Allahu që gjatë këtyre ditëve festive të kaloni në paqë, begati dhe të keni harmoni familjare.
(Mesazhi i Fitër Bajramit 2015)

H. Ibrahim ef. Shabani
Mufti i Muftinisë së BFI-Shkup

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top