Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Me potencial për 3.000 vende të reja pune në rajonin e Pollogut është investimi prej 15 milionë eurosh i korporatës amerikane "Lear" me kapacitet prodhues për këllëfë për sediljet e automjeteve.
Marrëveshjen për realizimin e investimit e nënshkruan sot në Shkup nënkryetari i koorporatës "Lear", Rafael Galaradi dhe ministri i Investimeve të Huaja, Vele Samak, në prani të kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe ministrave të Qeverisë.
Në një objekt ekzistues në Gostivar për deri në fund të këtij viti investitori paralajmëron angazhimin e 150 deri të 200 të punësuarve, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm të 800 të punësuarve, ndërsa pas transferimit të investimit në objekt të ri në ZZHTI Tetovë pritet numri i të punësuarve të arrijë 2.000, me potencial për 3.000 punësime. Objekti në Tetovë duhet të jetë gati deri nga mesi i viti të ardhshëm, ndërsa prodhimi dedikohet për prodhuesit më të mëdhenj evropianë të automjeteve. Pritjet e Qeverisë janë që investimi i "Lear" për pesë vitet e ardhshme t'i rrisë të ardhurat bruto për 150-190 milionë euro.
Kryeministri Gruevski shprehu kënaqësi që është nënshkruar marrëveshje për investim me Lear, një prej kompanive më të mëdha në industrinë e pjesëve automobilistike dhe siç tha, një prej investimeve më të mëdha në Maqedoni duke e pasur parasysh se ka potencial të hapë deri në 3.000 vende të reja pune në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit.
"Ky investim është shumë i rëndësishëm për rajonin e Pollogut i cili në të kaluarën ishte i njohur për nga industria e tekstilit dhe i cili ka numër të madh të njerëzve të papunë, ndërsa të cilët janë të kualifikuar në këtë profesion. Ky investim është edhe një konfirmim për punën tonë dhe për angazhimet tona të sjellim sa më shumë investime në Maqedoni dhe të hapim sa më shumë vende të punës. Këtë punë do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme", tha Gruevski.
Është e rëndësishme, potencoi, që "Lear" ka vendosur të investojë pikërisht në rajonin e Pollogut ku deri më tani nuk ka qenë e pranishme kompani më e madhe e cila do të absorbonte fuqi më të mëdha punëtore.
Nënkryetari i kompanisë Lear, Galardi tha se vendimi që ta zgjedhin Maqedoninë si lokacion për kapacitetin e tyre të radhës për prodhimin e këllëfëve për sediljet e automjeteve është sjellë pas shqyrtimit të kujdesshëm të numrit të madh të faktorëve. "Kemi analizuar faktorë të shumtë si gjetja e një lokacioni të mirë, aftësia jonë për gjetjen e biznes partnerëve të mirë dhe konkurrenca e përgjithshme ekonomike, ndërsa më i rëndësishëm ishte besimi se do të mund të gjejmë persona të zellshëm dhe të trajnuar në rajon, tha Galardi.
Planifikojnë trajnim të kuadrit për mjeshtëritë e nevojshme për prerje dhe qepje të produkteve të tyre me zbatimin e arritjeve më të reja në teknikat për prodhimtari efikase, me ç'rast do të ndihmohet që të kuptohen kërkesat specifike të klientëve të tyre.
"Së shpejti do ta fillojmë procesin e punësimit të rrobaqepësve dhe personelit të ndërlidhur teknik dhe ndihmës dhe do t'i trajnojmë për atë çka nevojitet për prodhimtari të çdoditshme të produkteve me cilësi më të lartë. Në fillim do të jemi të vendosur në Gostivar në ndërtesën ekzistuese, por presim që kjo ndërtesë të jetë e gatshme deri nga mesi i vitit 2016. Plani ynë është që të arrijmë 150 deri në 200 të punësuar deri në fund të këtij viti, rreth 800 të punësuar deri në fund të vitit 2016. Presim që të kemi mes 1.500 deri në 2.000 të punësuar në fabrikën tonë në Tetovë deri në fund të vitit 2018 me potencial për zgjerim të mëtutjeshëm nëse atë e lejojnë kushtet", tha Galardi.
Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Vladimir Peshevski, investimi i Lear është tregues se Qeveria mban llogari për zhvillim të barabartë ekonomik rajonal dhe vazhdim të politikave të suksesshme për bartje të investimeve dhe hapje të vendeve të reja të punës.
"Presim që edhe këtë vit Republika e Maqedonisë ta konfirmojë pozicionin e saj prej lideri në Evropë kur bëhet fjalë për vende të reja të punës dhe në përgjithësi për numrin e investimeve të drejtpërdrejta të huaja. Maqedonia vitin e kaluar ka pasur përqindje më të lartë prej madje 223 përqindëve të vendeve të reja të punës në raport me vitin paraprak me çka ka qenë bindshëm e renditur në vendin e parë në Evropë. Presim që edhe këtë vit të jetë rekord për nga numri i investimeve të huaja", tha Peshevski.
Qëllimin për investim në Maqedoni, Lear e ka konfirmuar më 19 maj të këtij viti. Ministri Samak dhe ekipi i tij më shumë se dy vjet kanë punuar në bindjen e Lear që këtë investim ta locojë në Maqedoni. "Ky është investim i rëndësishëm në rajonin e Pollogut. Kemi punuar intensivisht në këtë projekt", theksoi Samak.
Lear, sqaroi se do të parashtrojë produkte cilësore deri te të gjitha brendet evropiane automobilistike. "Në mënyrë të veçantë është që sipas përvojës së tyre të deritanishme ku kanë pasur sukses ka potencial për ekspansion të kësaj fabrike të tre mijë punësimeve. Jemi të bindur se cilësia e njerëzve të cilët do të punojnë në këtë kompani do ta konfirmojë mundësinë për këtë ekspansion të gjerë", tha Semak, duke theksuar se me investimin e Lear për pesë vitet e ardhshme pritet rritje për 150 deri në 190 milionë euro të bruto prodhimit vendor./koha

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top