Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja”, Izair Samiu, i njohur me nofkën komandant Baci, në intervistën për agjencinë e lajmeve INA flet ekskluzivisht për lidhjet e tij me bashkëluftëtarin dhe komandantin Harun Aliu-Kushtrimi, i vrarë nga forcat policore maqedonase në fillim të këtij muaji në afërsi të Radushës së Shkupit.
Baci rrëfen edhe për misionin e SH.V.I. L të UÇK-së “Kalaja” si dhe për gjendjen aktuale të ish-luftëtarëve dhe shqiptarëve në Maqedoni.
SH.V.I.L e UÇK-së “Kalaja” , nderoi Harun Aliun me mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë veprimtarisë së tij kombëtare. Mund të na sqaroni më gjerësisht , se kush ishte Harun Aliu për ju si bashkëluftëtar , meqë ju shoqatë e shpallët dëshmor të kombit?
Izair Samiu: SH.V.I.L e UÇK “KALAJA” më 2 prill 2010 festoj një vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast ne shpërndamë mirënjohje për personalitete shqiptare të cilat kanë kontribuar në çështjen kombëtare dhe kanë ndihmuar shoqatën për ecurinë në punën e saj. Midis shumë personaliteteve që ju ndanë mirënjohje ishte edhe Harun Aliu. Kjo mirënjohje ju ndan për së gjalli, por për arsye që dihen ai nuk mundi të vinte personalisht ta merrte. Kështu një përfaqësi e shoqatës këtë mirënjohje ia dorëzoj familjarëve të tij.
Pas vrasjes makabre më 12 maj, kryesia e Shoqatës SH.V.I.L “KALAJA” më 19 maj propozoi që Harun Ali dhe Shaban Zenuni të shpallen Dëshmor të Kombit. Komisioni i ngritur prej shtatë anëtarësh pasi shqyrtojë të gjithë veprimtarinë kombëtare të dy personaliteteve të vrarë nga policia maqedonase i shpalli zyrtarisht Dëshmorë të Kombit më 20 Maj 2010. Kjo shpallje zyrtare u bë në bazë të Statutit të shoqatës “KALAJA” e cila është një shoqatë legale, e zyrtarizuar nga Gjykata e vendit më 30 Mars 2009. E potencoj që jemi shoqatë e UÇK 2001 të zyrtarizuar sepse në Maqedoni veprojnë edhe disa shoqata të tjera që thirren në emër të vlerave të luftës së 2001. Por që janë shoqata ilegale, pra nuk njihen nga Institucionet e Republikës së Maqedonisë. Këto shoqata për disa vite dalin nëpër media si shoqata legale, në të vërtetë janë ilegale, të paligjshme duke gënjyer popullatën shqiptare. Nuk e dimë ende qëllimet e tyre të mbrapshta dhe çfarë i shtynë të mashtrojnë shqiptarët në Maqedoni në emër të shoqatave të veteranëve të luftës së 2001? Dëshmori Harun Aliu është njëri nga themeluesit e celulave të para të ilegalitetit pas viteve 1990 në Maqedoni. Ai ka dhënë një kontribut të madh në luftën e Kosovës. Pas mbarimit të kësaj lufte Harun Aliu bashkë dhe me disa shokë të tjera janë themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku në këtë luftë Haruni u shqua si komandantë i suksesshëm. Me plotë gojë e them se ai ishte pjesë e trurit komandues të UÇK-së.
Kohën e fundit si ishte bashkëpunimi juaj me Harun Aliun?
Izair Samiu: Bashkëpunimi ynë me Harun Aliun ka qenë i hershëm. Atë ne e kemi patur shok lufte, shok të një ideali kombëtar. Por siç shihet idealet tona dhe të Harunit u tradhtuan nga ata që e çuan luftën e 2001 drejtë kapitullimit. U tradhtuam ne dhe populli shqiptar nga njerëzit që më shumë duan karrigen e karrierës se sa vendin e nderit në historinë shqiptare. Sepse në histori do hymë të gjithë, por nga veprimet dhe punët tona varet se çfarë vendi do zëmë. Do jemi dëshmorë, njerëz që punuam për çështjen kombëtare apo tradhtar. Harun Aliu dhe Shaban Zenuni e kanë zënë tashmë vendin e tyre në yjet që nuk shuhen kurrë. Ata janë yje që ndritin në historinë e bashkimit tonë kombëtar.
Ishte i vetëdijshëm edhe vet Harun Aliu se do të përfundon kështu, pasi ai ka njohur rrethanat në të cilat ka punuar?
Izair Samiu: Të gjithë njerëzit që punojnë për çështjen kombëtare janë të vetëdijshëm se do ndeshin në pengesa dhe rreziqe të mëdha. Kur jemi rreshtuar në UÇKosovës dhe UÇKombëtare nuk mendonim se do ktheheshim të gjallë nga këto luftëra. Me rëndësi për çdo luftëtarë ishte të çlironim Kosovën dhe trojet shqiptare në Maqedoni të bashkohen me trungun amë Shqipërinë. Por pengesat që na ngrenë fqinjët tanë të afërt dhe të largët kanë bërë që çdo iniciativë që merr shqiptari të mos ia dali në krye, të pengohet, të sabotohet. Pra të mbetemi në errësirë të prapambetur dhe të përçarë. Dua të them se edhe shoku ynë, bashkëluftëtari im Harun Aliu ishte i vetëdijshëm, se shkonte në shtigje me rreziqe të mëdha, por ai i kishte marrë parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe…
Mendoni se ka qenë rast i montuar, rasti Harun Aliu?
Izair Samiu: Nuk mendoj, por jam i bindur se është rast i montuar i akuzave që ju bë në fillim Harun Aliut. Pra, shteti e dënoj me akuza të paqena dhe më tej e vrau duke i marrë të drejtën e jetës. Sot në botën demokratike nuk e ka të drejtën njeri të na marri jetën. Atë të drejtë e ka vetëm Perëndia. Të gjithë e dimë se akuzat që e dërguan në gjyq kryetarin e partisë së AK Harun Aliun ishin të montuara. Ai u dënua sepse nuk pranonte robërinë, të ishte vasal i dikujt që punon kundër shqiptarëve. Pas dënimit nga Gjykatat të ndikuara nga politika jeta e tij u bë e vështirë, e pa sigurt. Policia sllavo-maqedonase në bashkëpunim me shërbëtorët e tyre shqiptar të cilët dihen i ngritën kurthin për ta vrarë Harun Aliun dhe shokët e tjerë. Këtë e dimë të gjithë por heshtim, heshtim sepse heshtja nga njëherë flet më shumë se fjala.
A keni përkrahjen nga pozita shqiptare që është në pushtet?
Izair Samiu: Shoqata SH.V.I.L e UÇK “KALAJA” nuk është themeluar se gjërat ecin në rrugë të mbarë në Maqedoni për shqiptarët. Ne jemi themeluar duke parë punët e dobëta të politikanëve, deputetëve, ministrave shqiptarë. Qofshin në pozitë apo në opozitë. Shoqata e UÇK “KALAJA” është themeluar që të jetë një zë i fuqishëm i kritikave për të kërkuar të drejtat tona njerëzore dhe kombëtare të cilat burojnë nga marrëveshjet Ndërkombëtare që ka nënshkruar Republika e Maqedonisë, nga Marrëveshja e Ohrit etj. Por siç dihet sllavo-maqedonasit nuk kanë ndërmend të zbatojnë marrëveshjet dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Qeveritarët sllavo-maqedonas në bashkëpunim me vasalët e tyre shqiptar punojnë që ne të zhdukemi nga trojet tona në këtë Republikë të brishtë. Sot shqiptarit i mohohet e drejta për të jetuar, i mohohet gjuha dhe flamuri etj. Mund të them se sot ndodhemi në një pozitë të keqe kombëtare, të rrezikshme, të pasigurt.
03 qershor, 2010/ina/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top