Thaçi takoi ambasadorin amerikan Bejli
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi të enjten me ambasadorin e SHBA-ve Xhes Beili ka biseduar rreth situatës politike, për procesin e integrimit, për marrëdhëniet ndëretnike dhe kanë shkëmbyer mendime për gjetjen e një mënyrë për të dalë nga kriza. Siç kumtoi PDSH-ja, kryetari Thaçi vlerësoi se me situatën e krijuar dhe me bllokimin e procesit integrues, gjendja në Maqedoni po bëhet më e vështirë, andaj të gjithë duhet të jemi shumë të përgjegjshëm. Kryetari Thaçi po ashtu e njoftoi ambasadorin se liderët e PDSH-së qysh prej viteve 93 kanë qenë të ndjekur, të përgjuar dhe se asnjë individ për këto përgjime nuk ka dalë para drejtësisë. Sipas tij, komisioni hetimor parlamentar me vëzhgim dhe asistim të plotë ndërkombëtarë, ku do të përfshiheshin të gjitha rastet e këtilla që nga viti 1993, do të ishte ndoshta e vetmja shpresë që rastet e këtilla mos të përsëriten në të ardhmen. Para ambasadorit Bejli, ai më tej e theksoi rëndësinë e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, pasi që integrimi në strukturat euro-atlantike do të siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.
No comments: