Bomba e 12-të e opozitës, sipas Zoran Zaevit, ka nxjerrë në pah pazaret pas perdes për zgjedhjen dhe emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve, si dhe ndërhyrjen e politikës në punën e gjyqësisë. Sipas Zaevit, kryeministri Nikolla Gruevski, kushëriri i tij Sasho Mijallkov dhe Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska kanë qenë njerëzit kyç të VMRO DPMNE-së në përzgjedhjen dhe emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Për vendet që gjatë ndarjes së kulaçit u kanë takuar shqiptarëve, sipas LSDM-së, përgjegjës kanë qenë ish ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe zv/kryeministri Musa Xhaferi.
“Ky grup i ngushtë në pushtet kanë bërë pazare, kanë kurdisur gjykatës dhe prokurorë sipas pëlqimit, kanë porositur aktvendime gjyqësore për vete dhe për të afërmit e tyre, disa prej tyre kanë përgatitur madje edhe plane hakmarrëse për nxirjen e jetës për punëtorët që nuk kanë qenë servilë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
No comments: