Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Përpilimi i një kalendari të përbashkët kulturor mes dy vendeve dhe krijimi i një ekipi për vlerësimin e Shtëpisë së Alfabetit. Kështu janë dakorduar dy ministret e Kulturës, Kançeska-Milevska dhe Kumbaro, të cilat nënshkruan të hënën në Tiranë protokollin e parë të bashkëpunimit reciprok pesëvjeçar

Evis HALILI

Bashkëpunimi pesëvjeçar në fushën e kulturës me Shqipërinë është finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët mes ministreve të kulturës, Elizabeta Kançeska - Milevska dhe Mirela Kumbaro. Diskutimi për përpilimin e një kalendari të përbashkët kulturor mes dy vendeve dhe krijimi i një ekipi të përbashkët për vlerësimin e Shtëpisë së Alfabetit kanë qenë në fokus të takimit të së hënës në Tiranë mes dy ministreve të kulturës, të cilat nënshkruan protokollin e parë të bashkëpunimit reciprok pesëvjeçar. Dokumenti i Programit të bashkëpunimit 2015-2020 përbën kornizën juridike për avancimin e bashkëpunimit, si edhe shkëmbimit intensiv të projekteve mes institucioneve të ndryshme të kulturës nga të dyja vendet. Në Ministrinë e Kulturës bëjnë me dije se nënshkrimi i këtij programi të bashkëpunimit do të çelë mundësi që të aranzhohen në nivel vjetor aktivitetet që do të realizohen mes të dy palëve. “Dy vendet kanë një bashkëpunim të mirë në të gjitha sferat e kulturës. Deri tani janë realizuar një sërë aktivitetesh në fushat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe numërohen disa shfaqje të vëna nga teatrot e dy vendeve, si edhe pjesëmarrje reciproke të trupave teatrore në festivalet ndërkombëtare të zhvilluara në Maqedoni. Po ashtu i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi në artin muziko-skenik, ai folklorik si edhe veprimtaria botuese, krahas artit kinematografik, ku janë realizuar disa projekte me kooproduksion”, thonë në MK. Marrëveshja për palën shqiptare është konsideruar si pjesë e prioriteteve të këtij institucioni për krijimin e hapësirave kulturore pa kufi në rajon dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve kulturore dhe artistike. Dokumenti i bashkëpunimit është gati prej shumë kohësh, ndërsa nënshkrimi i tij është shtyrë disa herë për shkak të zhvillimeve politike, përkatësisht proceseve elektorale në të dy vendet. Kjo është marrëveshja e parë pesëvjeçare që nënshkruhet me Shqipërinë, bashkëpunimi kulturor me të cilën është zhvilluar në formë më të cunguar dhe në shumë raste me incidente, kryesisht mungesën e këtij dokumenti e kanë përjetuar më shumë botuesit dhe sfera e botimit në përgjithësi. Shqipëria është një nga vendet e fundit me të cilat Maqedonia do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi pesëvjeçare. Dy vjet më parë një marrëveshje e tillë u nënshkrua me Kosovën, ndërsa me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë marrëveshjet funksionojnë prej shumë vitesh. Kalendari i përbashkët kulturor mes dy vendeve pritet të përpilohet gjatë muajve në vijim, ashtu si edhe krijimi i ekipit të përbashkët për të vlerësuar Shtëpinë muze të Alfabetit në Manastir, nisëm kjo që vjen pas apeleve që drejtuesit e këtij institucioni i kanë drejtuar prej vitesh autoriteteve të kulturës në Shkup e Tiranë për të qenë më të vëmendshëm dhe për të marrë më shumë përgjegjësi ndaj këtij objekti, por edhe kësaj date./koha.mk

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top