Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kohëve të fundit kemi takuar mjaft kritika nga mediat e vendit si dhe më gjërë që kanë të bëjnë me radikalizmin Islamik si dhe me shkuarjen e të rinjëve nga Ballkani në veçanti nga Maqedonia për t’iu bashkangjitur ISIS-it. Mediat botërore flasin se ISIS është duke mbjellë një koncept edhe më të egër njerëzor në aspektin e luftës dhe shkatërrimit të trashëgimive kulturore. Reagimet vijnë gjithandej, mesin e të cilëve edhe Kryetari i shtetit turk, Rexhep Erdogan, i cili ditë më parë për mediat ka thënë se ISIS është duke shkatëruar civilizimin dhe vlerat që ka feja Islame. Atë çfarë kanë deklaruar mediat botërore është se duhet pasur kujdes ndaj veprimeve të ISIS dhe të gjithë atyrë që përkrahin radikalizmin. Faktori ndëkomëbtar me shumë kujdes po ndjek zhvillimet dhe përkrahësit e ISIS nga Ballkani, në veçanti janë të interesuar për zhvillimet në Maqedoni. Numri i atyre që janë në Siri sipas raporteve dhe të dhënave të ndryshme instituconale ndërkombëtare është alarmues.                                        Mediat në Maqedoni paralajmërojnë në vazhdimësi organet shtetërore të marrin masa mbi këtë dukuri meqë strukturat radikaliste po përkrahen nga Sulejman Rexhepi. Radikalizmi që po zhvillohet është një dukuri e rrezikshme thonë analistët në vend, kur dihet se deri para disa kohëve vetë Sulejman Rexhepi ishte ai që thoshte se vehabizmi është prezent në Maqedoni dhe i njejti duhet përjashtohet nga këto hapsira. Vërtet është kontradiktore atë që e ka thënë kreu i BFI për radikalistët dhe strukturat e tilla, ngase në anën tjetër të njejtët janë kyçur në institucionet e BFI dhe nëpër disa xhamia në Shkup. Në gazetën ditore Dnevnik në gjuhën maqedone ditë më parë u shpalosën informacione për ndërtimin e xhamiave të reja nga struktura radikale në Shkup të cilat kanë përkrahje nga Myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani, ndërsa leje për ndërtimine xhamiave kanë marrur nga kreu i BFI, Sulejman Rexhepi. Ky i fundit ndihmon strukturat radikale në forma të ndryshme, por duke tentuar që mos të lenë gjurmë për organet e shtetit. Si zakonisht ai merr pjesë në çdo gurthemel xhamie, ndërsa tek xhamiat ku ndërtohen nga radikalistët nuk paraqitet asnjëherë.  Njëra nga ato xhamitë është në lagjen e Gazi Babës në afërsi të Svetllostit. Xhami të të njejtit karakter janë në ndërtim e sipër në lagjen Vizbeg dhe në disa lagje të tjera të Shkupit. Nëse deri dje në Shkup radikalistët kontrollonin xhaminë e Tutunsuzit, Jahja Pashës, Isa Beut, sot përpos këtyre ata kontrollojnë edhe Hatunxhukun, Fetah Efendia, Xhaminë Bedër, dhe disa të reja në ndërtim e sipër./skupi24

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top