Bisedat e përgjuara që tregojnë mënyrën se si funksionon gjyqësori në Maqedoni dhe emërimet e gjykatësve në këtë pushtet, sipas Margarita Caca-Nikollovskës është vetëm konfirmim i asaj që ishte paralajmëruar prej kohësh nga ndërkombëtarët. Ish gjykatësja në Gjykatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg thotë për Alsat se situata e tillë po zvarritet prej vitesh, dhe e mban peng vendit të ecë përpara në rrugën drejt BE-së.
“Është për të ardhur keq që njerëz që kanë punuar në gjyqësor të sillen në këtë mënyrë, të cilët kanë bërë betim për punë të pavarur dhe të paanshme. Mbetet vetëm që të punojmë dhe ta përmirësojnë gjendjen. Përmbajtjet nga materialet e përgjuara vetëm tregojnë se bëhet fjalë për shumë shkelje. Janë shkelur shumë të drejta njerëzore dhe mbeten pikëpyetje se si do të marrë fund kjo gjendje”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska, Ish gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut.
Në pyetjen nëse gjyqësori në Maqedoni është i aftë ta zgjidh aferën “Përgjimi”, Nikollovska thotë se varet nga roli i Prokurorisë. Sipas saj, Prokurori publik duhet t’i zbatojë në praktikë rekomandimet dhe mendimet e vëzhguesve nga Brukseli, edhe pse deri tani sugjerimet e shumë organizatave ndërkombëtare nuk janë përfillur.
“Ky imazh nuk do të sjellë ndonjë gjë të mirë. Ne kemi mundësi për zgjidhje juridike dhe politike të çështjeve, por një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë se, zbatuesit e tyre nuk duhet t’i shmangen përgjegjësisë. Varet nga ajo që do të bëhet. Ne prej vitesh marrim sinjale se diçka po ndodh në gjyqësor, por asgjë nuk është bërë që situata të zgjidhet”, u shpreh Margarita Caca Nikollovska, Ish gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut.
Malinka Ristevska Jordanova, drejtore e Institutit për Politikë Evropiane thotë se ngjarjet aktuale po negativisht ndikojnë në pozicionin e Maqedonisë në suazat evropiane. Sipas saj, kjo mund të çojë deri në marrjen e rekomandimit për fillim të bisedimeve për anëtarësim.
“Moszgjidhja i këtij problemi dhe përgjigja jo përkatëse ndaj këtij skandali politik e juridik, na rrëzojnë akoma më shumë. Kështu, na cenohet rekomandimi, por tani po hyjmë nga një krizë politike, në atë të sigurisë. Heqja e mundshme e rekomandimit do të jetë precedent. Tani do të jetë akoma më e vështirë të ndërtohet një pozicion i ri në suazat e BE-së”, tha Malinka Jordanova, Drejtore e Institutit për politikë evropiane.
Testi më i rëndësishëm për momentin është se si institucionet do të reagojnë për aferën edhe pse përshtypja e parë, siç thotë Jordanova, është se ato nuk t’ia dalin si duhet. Miki Trajkovski/alsat-m.tv
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Мола Суло не ни ги покажувај трагите затоа што сите ја гледаат мечката. Поради тоа, не ни кажувај дали повикот е точен или лажен, кажи ни...
-
Fokusi-t përmes postës elektronike për çdo ditë i arrijnë informacione nga më të ndryshmet, por behet publikimi i lajmeve që konstatohe...
-
Dje ka ndodhur një skandal i vërtetë në Stacionin Policor në Autokomandë në Shkup. Nga ana e policisë është terrorizuar një shqiptarë për sh...
-
“Sot filluan me punë grupet punuese, do të thoja grupi punues sepse bëhet fjalë për qëllim të përbashkët për përgatitjen e konceptit të ri...
-
02 March Sindikta e kombinatit metalurgjik Jugohrom sot në shenjë protesta nga ora 11:00 ka bllokuar autostradën Tetovë-Shkup. Kër...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: