Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Xhihadizmi, përmes ekstremizmit dhe terrorizmit radikal, paraqesin kanosje serioze të sigurisë nga të gjitha vendet e botës, duke na përfshirë të gjithë neve. Për këtë, të gjithë ne duhet të bashkëpunojmë edhe përmes masave përkatëse për të ndërmarrë masa në kohë, për t'i parandaluar problemet e mundshme të sigurisë të cilat këto grupe do t'i bënin në vendet tona.
Këtë, siç kumtoi MPB, ndër të tjerash, e theksoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në fjalimin e sotëm në Konferencën ministrore që në organizim të ministrive austriake të Punëve të Jashtme mbahet në Vjenë me temë "Ballafaqimi i përbashkët me xhihadizmin - formë - parandalim - reagim".
Në fjalimin e saj në kuadër të panelit të dytë kushtuar parandalimit, ministrja Jankulloska theksoi se konflikti sirian dhe irakian mobilizoi vullnetarë-xhihadistë nga e mbarë bota, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë.
"Si target grupe paraqiten të rinjtë  dhe më pas motivi për pjesëmarrjen e tyre në formacionet paraushtarake islamiste është i ndryshëm. Shumica prej tyre largohen me idenë për vendosjen e shtetit "kalifat", ndërsa individë janë veteranë dhe/apo mercenarë motivet e së cilëve janë të natyrës financiare. Një numër i madh i vullnetarëve të huaj vijnë nga vendet evropiane, ndërsa nga vera e vitit 2012 është regjistruar pjesëmarrja e qindra shtetasve të Maqedonisë", potencoi Jankulloska.
Siç theksoi Jankulloska, Republika e Maqedonisë në vazhdimësi i avancon kapacitetet e saj normative dhe institucionale për parandalimin e kanosjeve të mundshme terroriste dhe neutralizimin e pasojave të xhihadizmit.
"Duke u ballafaquar me rreziqet e kthimit të xhihadistëve - vullnetarë në vend, të cilët karakterizohen si rrezik i lartë i sigurisë, Republika e Maqedonisë e bëri një hap përpara dhe radhitet te vendet të cilat e sanksionojnë  pjesëmarrjen e shtetasve të Maqedonisë në ushtrinë e huaj, ndërsa në këtë drejtim janë edhe ndryshimet më të reja në Kodin penal, me vendosjen e neneve të reja me të cilat sanksionohet rekrutimi, trajnimi, agjitimi, logjistika, financimi dhe pjesëmarrja e personave në konflikte ushtarake jashtë shtetit dhe në organizatat e huaja paraushtarake dhe terroriste", tha Jankulloska.
Kjo, sipas saj, e tregon qartë përcaktimin e fuqishëm të Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrjen aktive të mëtejme në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.
Në Konferencën ministrore marrin pjesë ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme të Maqedonisë, Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Italisë, Shqipërisë dhe vendit organizator Austrisë, të cilët kanë debatuar në tri sesione kushtuar, formimit, parandalimit dhe reagimit në lidhje me problemin me xhihadizmin./ koha

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top