Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

 


Qeveria merr vendim: maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura, transport publik dhe institucione publike. Organi ekzekutiv në mbledhjen e sotme gjithashtu ka vendosur për kufizimin e grumbullimeve pas orës 22, përkatësisht në vende publike dhe parqe ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave. Masë tjetër e marrë nga Qeveria është gjithashtu kufizimi i grumbullimeve në ahengje familjare, respektivisht nuk lejohet gostia e më shumë se 4 personave të tjerë në një adresë tjetër nga ajo e vendbanimit të personit. Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave, distanca mes mysafirëve dhe shërbyesve dhe mbajtja e maskave. Rishikimi i vendimit për kthimin e PCR testit negativ për shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë nuk është diskutua, por është apeluar që udhëtimet jashtë vendit të behën vetëm nëse janë të domosdoshme. Qeveria pritet të njoftojë për mënyrën e hyrjes së masave në fuqi./Alsat

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top