E gjithë fushata parazgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e bazuar mbi kryeministrin shqiptar. Ali Ahmeti e nisi dhe e përfundoi fushatën me kryeministrin shqiptar. Fushatën e nisi me një ëndërr për kryeministrin, dhe edhe pse i fitoi zgjedhjet në bazë të kësaj ëndrre për shqiptarët, Ahmeti sot hyri në qeveri pa kryeministrin shqiptar dhe ëndërra mbeti vetëm ëndërr. Kohën për kryeministër shqiptar dhe Naser Zyberin për Kryeministër, Ahmeti e shfrytëzoi në çdo tubim parazgjedhor dhe në çdo emision televiziv, madje Ahmeti shprehej I sigurtë për këtë.Ahmeti I bëri thirrje të gjitha partive shqiptare që ta mbështesin për kryeministrin shqiptar, dhe, edhe pse mori mbështetjen e tyre, kur erdhi puna për të hyrë në qeveri, Ahmeti vetë hoqi dorë nga kryeministrin shqiptar dhe Naser Zyberin dhe I harroi kanunet dhe traditatme për të cilat fliste gjatë fushatës.
Kjo nuk është hera e parë që Ali Ahmeti I mashtron shqiptarët, me ëndrra, me premtime dhe me kanune ai ka qëndruar në pushtet dy dekada.
No comments: