Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa vlerëson se marrëveshja e sapoarritur mes LSDM-së dhe BDI-së është për një qeveri mashtruese dhe jolegjitime. “Së pari, ka mashtruar BDI-ja, e cila sot e ka shkelur me të dyja këmbët premtimin e vetëm parazgjedhor për kryeministër shqiptar dhe, së dyti, ka mashtruar LDSM-ja, e cila para zgjedhjeve thoshte se “në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me BDI-në”. Prandaj për koalicionin tonë kjo qeveri nuk meriton asnjë respekt politik dhe, si e tillë, do të ketë përballë 12 deputetë dhe një popull që nuk do ta lejojë mashtrimin dhe uzurpimin e vullnetit politik” – thuhet në reagimin e ASH-së dhe Alternativës. Ata shtojnë se prej nesër do të jenë ofensivë që, me të gjitha mjetet demokratike, ta kthejnë demokracinë, ta ndalin manipulimin me vullnetin politik dhe ta ndalojnë mashtrimin që si ves i rri mbi kokë një vendi aspirant për Bashkimin Evropian.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Afrim ef. Tahiri nga Shkupi që nga vitet e para të fëmijërisë së tij iu përkushtua me plot zellshmëri mësimit të Kur’anit famëlartë. Si...
-
Një ndër figuarat e shquara të luftës së UÇK-së nga Derveni i Shkupit, Azbi Nuredini, ka goditur ashpër klanin e Kërçovës, i cili tani e ...
-
Kreu i BFI-së para ca kohe ua ndaloi hoxhallarëve të përmendin politikën në fjalimet e tyre, por nuk është problem nëse vetë Reisi Sulejm...
-
Analisti politik nga Kosova, Xhevdet Pozhari, ka shigjetuar shqiptarët që po përkrahin dhe po anëtarësohen në partitë maqedonase, transme...
-
“Zhurnali” u kërcënua, por BFI-ja u turpërua shumë keq. Armiqtë e popullit apo të institucioneve të popullit duhet të publikohen me emër ...
-
E gjithë fushata parazgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e bazuar mbi kryeministrin shqiptar. Ali Ahmeti e nisi dhe e për...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com

No comments: