Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Fejzi HAJDARI

Dilema kryesore e kësaj fushate parazgjedhore, sipas meje, nuk është kryeministri shqiptar. Hiç mos u lodhni! Pas zgjedhjeve, kur do ta pyesim Ali Ahmetin pse nuk u bë kryeministri shqiptar, vetë ai me ton qortues do të na thotë: ‘harrojeni të kaluarën, shikone ardhmërinë’. Prandaj, dilemën e kryeministrit ua heqi unë që tani, s’ka gjë prej asaj pune, sepse, as vetë nuk e kanë seriozisht. Veç nafaka e dikujt me i fitu nja 200 mijë euro për dy javë fushatë, s’ka gjë tjetër prej kësaj pune (a po ‘upton, a jo?).
Dilema kryesore, për mendimin tim, për momentin është kur do dalë Ali Ahmeti të na thotë, nëse edhe Car Dushani ka mbajtur plis të bardhë në kokë? Që do dalë një ditë, do t’dalë me siguri, por dilema ime është vetëm për momentin që do të zgjedhet. A do të jetë gjatë kësaj fushate, apo jo?.
Mendoj se ”plisin e Car Dushanit” Ali Ahmeti do ta ruajë për fushatën e zgjedhjeve tjera. Do të shikojë fillimisht se si do t’i kalojnë këto zgjedhje me plisin e Goce Dellçevit, sepse indikacionet nuk i ka aspak të mira. Por, nëse eventualisht kalon Goce Dellçevi me plis, atëherë në zgjedhjet tjera plisin do t’ja vendojë në kokë edhe Car Dushani, pa asnjë dyshim. Ndërkohë, do ta ndryshojë stemën shtetërore dhe do ta vendos “luanin ilir” të VMRO-së në të!.
Ka edhe një dilemë tjetër, që për momentin nuk është aq e rëndësishme. Bëhet fjalë për dilemën nëse vetë do e thotë i pari se Car Dushani ka mbajtur plis në kokë, apo do të lëshojë ta thotë fillimisht ndonjë historian si “Sinan Hasani”.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top