Pse BDI po diskuton me çdo kusht për çështjen e koalicionimit?
Me përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 15 Korrikut 2020 ku fitues të zgjedhjeve në kampin maqedonas ishte LSDM me 46 deputet, kurse në kampin shqiptarë pretendon të jetë fitues BDI me 15 deputet. Rezultatet e para jo zyrtare të shpallura nga Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë flasin se LSDM ka arkëtuar 46 deputet, VMRO 44 deputet, BDI 15 deputet, ASH-AAA 12 deputet, E Majta 2 dhe PDSH 1 deputet. edhe përkundër këtyre rezultateve në kampin shqiptarë janë sjellur një numër i madh i fakteve që flasin se BDI ka blerë, vjedhur, shantazhuar votën e qytetarit shqiptarë, njëkohësisht edhe nga kampi maqedonas në disa media kanë shpalosur disa fakte se si në disa qendra vendvotimi ku jetojnë kryesisht popullatë maqedonase të del fitues BDI me shifra të mëdha votash. Dhe kur kjo fotografi është prezentuar në media, nga rradhët e BDI-së u ikin këtyre akuzave dhe si duket për të shpërqëndru vëmendjen e opinionit flasin dhe merren me punën e koalicionimit. BDI që në press konferencën e dytë të 15 korrikut flasin për punën e koalicionit dhe nuk merren me numrimin e votave në mënyrë të ngadalshme si dhe me analizimin e çdo parregullsie që mund të e parashtron kundërshtari politik. Si Bujar Osmani, Artan Grubi, Ali Ahmeti dhe të tjerë merren me çdo kusht vetëm me çështjen e koalicionimit me LSDM dhe jo me vjedhjen, blerjen dhe zhantazhimin e votës dhe qytetari shqiptarë. Organet e drejtësisë kohë më parë dënuan funksionarë të lartë të BDI për vjedhje votash, dhe kjo dukuri e keqe nuk është sanksionuar si duhet deri më tani nga organet e drejtësisë andaj edhe BDI në çdo cikël zgjedhorë keqpërdor pushtetin për vjedhje dhe blerje votash.

No comments: