Nga Bajram Selmani /
Zgjedhjet, tani më janë në prag. Nëpër mas media dhe rrjete sociale defilojnë ide dhe individ, kryetar partish e kandidat të mundshëm si për mandatin e deputetit ashtu edhe për anëtar i qeveris së ardhshme, varësisht prej fatit nëse fiton opsioni politik të cilin ai e përfaqëson. Ekspozohen ide e individ, të cilët disa tani më janë të njohur, gjerë e gjatë, për opinionin publik, e disa paraqitën pothuaj se për herë të parë, si me risit e tyre programore ashtu edhe me individ të cilët sa janë premtues po aq janë edhe të dyshimtë, qoftë për përgatitjen e tyre ideologjike partiake ose për zotësinë e tyre të denjë për të përfaqësuar elektoratin zgjedhor.
Ndërkaq, elektorati zgjedhor në pjesën më të madhe të tij do të duhet të përcaktohet rreth tri pikëpamjeve programore të partive më të mëdha politike, përkatësisht për koalicionin “mundemi më mirë”, për “drejtohu” dhe partitë shqiptare të cilat në paraqitjen e tyre sa janë premtuese janë po aq edhe që ngjallin defetizëm, ndaj elektoratit që i drejtohen. Koalicioni i parë duket më premtues, ngase për mandatin që mbaroi u tregua mjaft fleksibil si ndaj opinionit të brendshëm e veçmas atij të jashtëm, duke realizuar disa projekte me mjaftë peshë për të ardhmen e vendit. Mjafton të përmendet Marrëveshja e Prespës, anëtarësimi në NATO dhe premtimi sa më shpejt të hapen negociatat për anëtarësim në BE. Por, si çdoherë në vete përmban edhe disa vërejtje bazë: ndaj elektoratit paraqitet si koalicion që ju drejtohet qytetarëve të cilët janë me përkatësi të ndryshme etnike, bile edhe me parti shqiptare ka bërë koalicion; ka bërë bashkë partitë shqiptare që deri dje ishin një parti. Me këtë, një parti tjetër që deri dje ishte në koalicion, synon ta nxjerr prej loje. Elektorati i përkatësisë etnike shqiptare që do të ishte “besnik” i këtij koalicioni do të vihet para dilemës: LSDM më parë bëri një ristrukturim të brendshëm partiak, brenda kryesisë vendosi shqiptar, që ndër radhët e veta u lexua si thikë me dy tehe: e hapur ndaj shqiptarëve por dyshuese ndaj maqedonasve, tani dilema e radhës: cila është struktura e elektoratit të partive shqiptare në koalicion me LSDM; janë të pakënaqurit ndaj BDI-së, janë të zhgënjyerit e PDSH-së apo janë të humburit e të tretës…, të katërtës. Koalicioni i dytë, që kryesisht rreth vetës përfshin etnikumin maqedon, ndaj maqedonasve duket më favorite, sidomos me pikëpamjen e vetë ultranacionaliste, që në esencë është koalicion parazgjedhor që përfshin gati të gjitha partitë e konceptit nacional maqedon dhe bënë përpjekje të ngritë vetëdijen patriotike kombëtare maqedonase duke ra në kundërshtim me opinionin e jashtëm por dhe vështirësinë për të pasur një parti shqiptare si partner koalicioni qoftë parazgjedhor qoftë, eventualisht nëse i fiton zgjedhjet, pas zgjedhjeve; edhe pse nëpër disa kulluare si partner i mundshëm kalkulohet BDI-ja.
“Koalicioni i tretë” janë partitë shqiptare, qoftë të shpërndara nëpër dy koalicionet e tjera, qoftë të paraqitura në mënyrë të mëvetësishme. Ato ju drejtohen qytetarëve-elektoratit herë me koncepcion qytetarë e herë me nacional, përkatësisht ultranacional, varësish ku paraqiten. Partia më gjatë deri tani në pushtet BDI, kësaj radhe del me një risi: nëse fiton pjesën dërmuese të elektoratit shqiptar në koalicionin për qeverinë do të imponohet me kandidatin e nominuar për kryeministër. Nuk është e pamundur, nëse nisesh prej kalkulimeve teorike, përvojës në demokracitë e zhvilluara liberale, ndërsa nëse ngel në teren e reales dhe logjikes gjasat nuk janë premtuese, mandej sado që synojë ti venë në lojë edhe shumë institucione laike e fetare. Ndërsa Aleanca shqiptare, ndoshta do të fiton pak, por me pak kredibilitet moral. Ajo u luhat prej të djathtës shqiptare në parti të majtë. Partitë e tjera shqiptare, që janë pjesë e koalicionit të parë, duken si “rosat në mjegull”. Paraqiten me premtime modeste, por këmbëngulin në luftën ndaj partive të tjera shqiptare, duke qenë ekskluzivi me partnerin e tyre LSDM. Ndoshta më i sinqerti ishte në premtimet e tij lideri i PDSH, po kjo duket tepër e vonshme, pasi deri tani ka krijuar dyshime të mëdha në elektoratin shqiptar duke u luhatur sa ka e majta maqedone ashtu edhe ka e djathta.
Ne do të presim zgjedhjet dhe do të urojmë fituesit e tyre.
No comments: