Ai i lavdëroi kuadrot në Departamentin e shtetit për “punën e jashtëzakonshme për promovim dhe prezantim të vlerave tona demokratike dhe përparim të kauzës për një botë të lirë, paqësore dhe të prosperuar”.
“Në vitin që kaloi, vazhduam me presionin kundër regjimit në Iran…, promovuam paqe në Afganistan… aleatëve dhe partnerëve tanë ua zbuluam natyrën e vërtetë të Partisë Komuniste kineze. Gjithashtu, e pritëm Maqedoninë e Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s dhe publikuam plan për implementim të strategjisë amerikane për gratë, paqen dhe sigurinë, sepse t’i jepet pushteti grave është e drejtë dhe kjo do ta bëjë botën më të sigurt”, thuhet në kumtesën e sekretarit shtetëror amerikan.
Në të theksohen edhe përpjekjet e mëdha që SHBA i bën në luftën me pandeminë e koronavirusit në vend dhe botë./MIA


No comments: