ASH dhe AAA dje organizuan protestë masovike me moto: ''Marsh për Drejtësi'', ku drejtuan gishtin drejtëpërdrejtë BDI-së si vjedhëse dhe grabitëse e votës shqiptare. Se BDI e ka në gjak hajninë deri më tani ka pasur dëshmi të shumë, pos dënimit me nga tre vjetë burg të dy funksionarëve të saj si Ejup Alimi dhe Ismet Guri për vjedhje votash, në procese gjyqësore janë edhe shumë funksionarë të BDI-së për keqpërdorime të mjeteve financiare dhe pozitave në shumë institucione, drejtori dhe agjenci shtetërore. Fakti tjetër ku BDI u kap me pel për dore ishte ndërtimi i tribunës së stadiumit të FC Shkupi, ku në gurthemel të kësaj tribune morrën pjesë krerët më të lartë të BDI-së dhe përmes atij veprimi deshën të përvetësojnë ndihmën financiare të UEFA-së, kinse është punë e BDI-së gjegjësisht të dikastereve që drejton BDI në pushtetin qëndrorë. Për të qenë më të qartë ja edhe mediat çfarë shkruanin muaj më parë pikërisht për këtë veprim kriminal të BDI në krye me Ali Ahmetin. ''UEFA kohë më parë kishte kërkuar sqarime dhe informacione plotësuese nga Federata Maqedonase e Futbollit lidhur me vendosjen e gurthemelit të tribunës në stadiumin e Klubit Futbollistik Shkupi, që u mbajt kohë më parë në Çair dhe prezencës së politikanëve të BDI-së në këtë manifestim. Prezenca e tyre i dha këtij evenimenti më tepër karakter politik se sa sportiv , me çka u njollos klubi që është krenaria e shqiptarëve të Çairit dhe gjithë qytetarëve të saj. Pikërisht edhe UEFA është e brengosur se ky projekt i financuar me paratë e saj, është shndërruar në tubim politiko-partiak.
“Është e patolerueshme që një projekt sportiv, i cili financiarisht mbështetet nga UEFA-ja të politizohet”, thonë burime të Gazetës Lajm të afërta me shtëpinë evropiane të futbollit.
Sipas tyre, për UEFA-n edhe më shqetësues është fakti se politikanët të cilët morën pjesë në vendosjen e gurthemelit, janë nën hetime për vepra penale.
“Ali Ahmeti hetohet nga PSP për manipulim të regjistrimit, Bujar Osmani për korrupsion. Janë profile politikanësh që aspak nuk përputhen me frymën dhe qëllimet dhe vizionet e sportit, respektivisht futbollit. Ata nuk kanë kontribuar asgjë në favor të sportit, përkundrazi. Prandaj kjo i jep rastit të djeshëm karakter skandaloz”, njoftojnë burime të Gazetës Lajm.
Tribuna e re në stadiumin në Çair, do të ketë kapacitet për 1792 ulëse. Ajo ndërohet me mjete të fituara në kuadër të projektit të UEFA-s HET TRIKU për infrastrukturë. Tribuna do të jetë sipas gjithë standardeve të UEFA-s, e shoqëruar me hapësirat nën tribunë, të cilat përfundimisht këtij stadiumi do t’i plotësojnë pjesën e munguar deri më tani.
Sportdashësit nga Çairi thonë se ky akt solemn u njollos me prezencën e përfaqësuesve të një partie politike, funksionarë të së cilës mes tjerash dyshohen për manipulime zgjedhore pikërisht në komunën e tyre, duke përmendur deputetin e BDI-së, Ejup Halimi dhe Ismet Gurin.
“Këmishat e bardha të funksionarëve të BDI-së ka shumë mundësi të ja nxijnë karrierën kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdini”, kanë komentuar me ironi burimet tona, duke paralajmëruar zhvillime që do të “dridhin” FFM-në.

No comments: