Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5



Në raportin preliminar për zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, misioni i OSBE-ODIHR përmend edhe dyshimet e shumta që ekzistojnë rreth numrit të votuesve. ODIHR në raport thekson shqetësimet e shprehura lidhur me numrin prej mbi 1 milion e 800 mijë votuesve, “Sipas ligjit, KSHZ-ja ishte fillimisht përgjegjëse për përpilimin e regjistrit të votuesve në bazë të azhurnimeve të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme, Zyrën për Udhëheqje me Librat e Gjendjes Civile dhe gjykatat. Para pezullimit të procesit zgjedhor, këqyrja publike e listës së votuesve kishte përfunduar dhe kopjet e listës së votuesve u ishin dorëzuar partive politike. Megjithëse kalendari i ri zgjedhor lejoi azhurimin e regjistrit për t’i larguar personat e vdekur dhe për t’i përfshirë qytetarët që kanë mbushur 18 vjet, nuk u vendos ndonjë periudhë e këqyrjes publike për këtë nëngrup të ri. Më 1 korrik, lista e votuesve u mbyll dhe ajo përfshinte 1.814.263 qytetarë, nga të cilët 83.054 janë paraqitur se banojnë përkohësisht jashtë vendit.
Shumë bashkëbisedues të MPVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime në lidhje me saktësinë e listës së votuesve, përgjithësisht duke pohuar se numri i votuesve të regjistruar tejkalon numrin e qytetarëve me vendbanim të përhershëm, duke e rritur kështu shkallën e abstenimit. Çështjet shumëvjeçare strukturore, si mungesa e standardizimit të të dhënave të adresave dhe harmonizimi në mes institucioneve, që janë identifikuar në raportet e mëparshme të ODIHR-it, mbesin të patrajtuara. Procesi i regjistrimit të votuesve u ndikua në mënyrë plotësuese nga kapaciteti i kufizuar i TI-së i KSHZ-së, dhe për këtë arsye nuk është kryer asnjë kontroll gjithëpërfshirës i cilësisë së regjistrit të votuesve”, thuhet në raportin preliminar të shpallur dje. Aty theksohet edhe se KSHZ-ja regjistroi 759 votues për votimin e parakohshëm më 13 korrik, të cilët ishin pozitivë ndaj KOVID-19 ose ishin në vetizolim, dhe 10.822 nga 9,499 kërkesa për votim mobil më 14 korrik në shtëpi ose në spitale, institucione të kujdesit jashtë familjes dhe në burgje.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top