Lajmi është i marrur nga faqja: https://reformohu-bfi.blogspot.com/2020/03/keshtu-behet-humanitet.html
Kështu bëhet humanitet
Një prej humanistëve më të mëdhenj shqiptar të të gjitha kohërave, i njohur anembanë botës, hoxhë Halil Kastrati, ka përgatitur një kontigjent të konsiderueshëm me ndihma humanitare për familjet në nevojë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Gjithësej mbi 1000 pako me artikuj ushqimorë e me paisje higjienike, do të shpërndahen nëpër komuna, edhe atë: 100 pako Komunës së Çairit, 70 pako Sarajit, 30 Shutkës, 30 Studeniçanit, 140 pako Komunës së Likovës, 150 Tetovës, 70 Strugës, 70 pako Komunës së Dollnenit etj. Pra, Udhëheqësi i “Jetimëve të Ballkanit”, hoxhë Halil Kastrati, nuk dëshiron dhe nuk mund t’ia besojë këtë kontigjent pakosh me ndihma Bashkësisë Fetare Islame, gjegjësisht Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të këtij Institucioni! Nuk ia beson as “organizatës së tij humanitare”, nuk parapëlqen që këto pako t’ua ndajë Myftinive, si organe personale të Sulejman Rexhepit, por, duke e njohur mosinqeritetin dhe manipulimin e Mulla Sulës dhe Mustafa Dautit me ndihma të shumta, të cilat, kryesisht përfundojnë tek njerëzit e tyre dhe nëpër magazet e interesave të tyre, ka vendosur që pakot t’ua shpërndajë nevojtarëve përmes Organeve Komunale! Ky gjest humanitar edhe njëherë dëshmon se çfarë turpi e ka pllakosur BFI-në e Sulejman Rexhepit. Manipulimit të tyre se kanë nisur aktivitete humanitare me dhjetë pako me afat të skaduar, humanisti i kombit tonë, hoxhë Halil Kastrati, krejt spontanisht dhe me devotshmëri, duke e nuhatur problemin, u përgjigjet me 1000 pako, duke premtuar se ky numër pakosh nuk do të jetë i fundit, porse do të vazhdojë edhe më tej. Bamirësit Zoti kurrë mos i humbtë!

No comments: