Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Gjykatësja Marija Kletniçka në Gjykatën Penale shqiptoi dënim prej 3 vjet e 6 muaj për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3” Ejup Alimi dhe Ismet Guri.
Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte prezent  Ejup Alimi.
Gjykata i shpalli Alimin dhe Gurin fajtor për shkatërrimin e materialit zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair.  Sipas Gjykatës ata kanë manipuluar me rezultatet e sakta të votave, ku si pasojë kanë rritur numrin e votave për BDI-në duke i zvogëluar votat  për PDSH-në dhe VMRO-DPMNE-në. Të njëjtat rezultate ishin dërguar në Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në mënyrë që të vulosen si përfundimtare, por të njëjtat  nuk u pranuan.
Gjykimi ka zgjatur rreth dy vjet, ndërsa  mbi 30 persona kanë dëshmuar. Gjykimi  u kthye në fillim.  pasi gjykatësja Olja Ristova në mars të vitit të kaluar u përjashtua nga ky rast, e cila u zëvendësua nga gjyqtarja Maria Kletniçka. Fillimisht aktakuza u ngrit nga PSP-ja, respektivisht përfaqësues të aktakuzës ishin Fatime Fetai dhe Gavril Bubevki,  pasi skadoi mandati i PSP-së, rasti vazhdoi në prokurorinë republikane.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top