Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Mbrojtjen shtetërore nuk e kërkon i mbari e bamirësi, por këtë e kërkon krimineli, sepse ai nuk e njeh konceptin e mbarësisë dhe të humanitetit. Këtë mbrojtje, cilido shtet që ia garanton kriminelit, juristët e devotshëm e kanë shpjeguar si dorë e zgjatur e krimo-shtetit! Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do të detyrohet që këtë dorë të krimit ta presë me “shpatën e drejtësisë” dhe, e drejta institucionale të jetë e vetmja dorë që do të përukjdeset për mirëqenie dhe zhvillim të shoqërisë
Shkruan: Bledar Meta  
Njezetë vite më parë, Sulejman Rexhepi u tregua më racional dhe, kujdesi i tij e shpëtoi nga burgosja. Me Bashkësinë Islame kishte vepruar ashtu siç i kishte dashur qejfi, sepse, po e llastonin të dy partitë që e përbënin qeverinë e atëhershme, LSDM-PPD! Duke qenë nën rehatinë e miklimit të pushtetit si dhe nën përkrahjen e “pushtetit gri” të cilit i kishte shërbyer me psedonime të ndryshme, Sulejman Rexhepi po e luante lojën e vet – eliminim të kundërshtarëve, të cilët më tepër i kishte fiktiv se sa në realitet. Askush nuk po merrej me Sulejman Rexhepin, kurse ky po merrej me të gjithë që e konkurronin me devotshmëri dhe me kombtarizëm të sinqertë.
Asnjë nuk i shau dhe nuk i ofendoi hoxhallarët sa Sulejman Rexhepi
Duke e siguruar përkrahjen e shtetit, si kundërshpërblim për shërbimet e veta të sinqerta pro-pushtetit, Sulejman Rexhepi do t’ju shpallë luftë eliminuese të gjithë “kundërshtarëve” të tij. Por, natyrisht, duke i pasur infomatat e sigurta nga “pushteti gri” (nga shërbimet sekrete), ai pikërisht këta kundërshtarë, të cilët paraprakisht i kishte shpallur spiunë e bashkëpunëtorë të UDB-së, do të nisë t’i afrojë e t’ju japë poste!
Myslimanëve të Maqedonisë së Veriut i kujtohet shumë mirë lufta e Sulejman Rexhepit që e bëri kundër teologëve të ashtuajtur “grupi i Tetovës” (përfshirë këtu edhe më të respektuarin dhe më të sinqertin, ish-drejtorin e Medresesë “Isa Beu”, Bahri Aliu). Në këtë luftë e kishte tërhequr edhe Partinë për Prosperitet Demokratik, të cilës, duke i premtuar vota në nivel të Maqedonisë, po i bënte shërbim të keq, sepse po e humbte përkrahjen e Tetovës, të teologëve të Tetovës, prej nga i erdhi edhe goditja fatale, duke u parcializuar si Parti. Pastaj, myslimanëve të vendit iu kujtohet edhe intriga që ia përgatiti njërit prej teologëve më të devotshëm të vendit, Sabaudin ef. Mahmutit. Të gjithëve iu kujtohet se çfarë ofendimesh e sulmesh përdorte kundër të madhit Jakup ef. Asipit.
Fare në fund, tërë Ballkani e di se cili ishte angazhimi i Sulejman Rexhepit për ta diskredituar politikisht, fetarisht e kombëtarisht, njërin prej teologëve më të mëdhenj që ka pasur rajoni, H. Jakup ef. Selimovski. Të gjithë i pat shpallur spiunë e tradhëtarë, sepse që të gjithë këta e dëshmonin katërcipërisht tradhëtinë dhe spiunimin si profesion parësor të Sulejman Rexhepit.
Kur do të hetojë Sulejman Rexhepi se po i rrëshqet dheu nën kembë, atëherë, do të kapet pikërisht për “takravatet” e këtyre teologëve të nderuar të cilët i kishte luftuar për gjysëm dekade. “Grupin e Tetovës” do t’i rehatojë duke ua dhënë Myftininë e Tetovës dhe duke i bërë anëtarë të Mexhlisit Shura, më vonë të Rijasetit. Bahri Aliut do t’ia vazhdojë postin e drejtorit të Medresesë. Hoxhë Jakup Hasipi do të bëhet Myfti i Kumanovës, kurse Jakup Selimovski do të angazhohet si njeriu kyç në BFI, i cili, do t’ia mbajë frenat Sulejman Rexhepit duke mos e lënë të futet llugave deri sa iku nga kjo jetë.
Garancat mafioze që ia siguronin Sulejman Rexhepit pandëshkueshmërinë institucionale
Megjithatë, këto politika frikacake nuk i ndihmuan Sulejman Rexhepit, sepse, ndryshimet që do të pasojnë në pushtet do ta tmerrojnë deri në palcë. Në këtë kohë, kundër etiketuesit, tradhëtarit, spiunit – Sulejman Rexhepit, ishin ngritur të gjitha mediat në gjuhën hqipe, në vend, Kosovë e Shqipëri! Sulejman Rexhepi e ndjeu rrezikun, ishte buzë çmendisë, për më tepër, moment fatal për të ishte edhe miratimi i Ligjit për hapjen e dosjeve. Pushtetin tashmë po e drejtonte koalicioni VMRO-PDSH, e cila, kishte nisur pa kurrfarë pardoni t’i publikojë dosjet e disa personave që po nxjerrnin “flakë për goje” për patriotzimin shqiptar. Ky është momenti kur Sulejman Rexhepi do të detyrohet që të dorëhiqet nga kreu i BFI-së. Pra, Sulejman Rexhepi në momentin kur e humb përkrahjen politike të pushtetit, ai realishte ndjenë rrezikun e zbulimit si kodosh profesionist.
Sot nuk e ndjenë këtë rrezik. Sot vret e pret dhe “pët” syri nuk i bën, sepse, dikur e kishte përkrahjen e Nikolla Gruevskit-Ali Ahmetit, kurse sot e ka të Zoran Zaevit-Ali Ahmetit! Nikolla Gruevski ia garantoi Ligjin përmes të cilit do të lustrohen që të gjithë por jo edhe hoxhallarët më në krye Sulejman Rexhepin. Ali Ahmeti i garantoi mbrojtjen juridike në të gjitha aktivitetet e tij kriminale dhe në kriminalizimin e BFI-së, përfshirë këtu edhe votat e kriminalizuara që aq shumë i duhen BDI-së, vota këta të siguruara nga “subjekti” jshtë partiak. Ndërsa, Zoran Zaevi, në vend të ndëshkueshmërisë për vjedhje, zhvatje, korrupsion, ryshfet, reket, i garantoi denacionalizim në letra në vlerë me qëllim që të shtyhet edhe ndonjë ditë në dëm dhe shkatërrim të vakëfit.
Prandaj është kaq i qetë Sulejman Rexhepi, sepse, ka garanca politike se nuk do të përndiqet dhe as nuk do të ndëshkohet për të gjithë atë korpus të veprave penale që i ka bërë e që po vazhdon t’i bëjë, sepse, asnjërës palë nga partitë nuk i plasi aq shumë për Bashkësinë Fetare Islame. Partive politike jo se jo, por as Sulejman Rexhepit jo, sepse ky i fundit veçmë është deklaruar qindra herë “pas meje, copa u bëftë BFI-ja”!
Mijëra komente, mijëra analiza, qindra dokumenta e argumenta, dhjetra padi të ngritura kundër tij, të gjithë faktorët ndërkombëtarë në vend të informuar me krimet e Sulejman Rexhepit, shteti nuk vë asnjë organ hetuesie në lëvizje. Të zbardhen paditë, të ndëshkohet Sulejman Rexhepi për veprat penale apo të shpallet “kristal i pastër” e të ndëshkohen kundërshtarët e tij “për shpifje”!
Pushtetit politik jomysliman natyrisht që i konvenon ky degradim dhe shkatërrim i BFI-së, por, nuk është e qartë kjo heshtje mortale e “pushtetit politik” mysliman, të cilët historia do t’i regjistrojë si shkatërrues më të mëdhenj të Institucionit i cili u bëri ballë lloj-lloj pushtuesve shekuj me rallë. Sepse, natyrisht, asnjë pushtues nuk do ta duronte kapadaillëkun shkatërrues të Sulejman Rexhepit. Pushtetet politike të dekadës së fundit, jo që e duruan por edhe e stimuluan në degradimin e këtij Institucioni në nivel të një firme private të Sulejman Rexhepit. Sa turp!
P.s.: Fundi i Sulejman Rexhepit më i trishtë se i Pablo Eskobares
Një digresion, për pushtetet maqedonase dhe për vazalët shqiptarë të tyre! Pablo Eskobare, boss-i më i madh i drogës në të gjithja kohërat, njëkohësisht ishte “i adhuruari” i veçantë i partive, politikanëve, i organeve shtetërore të drejtësisë, sidomos i të varfërve! U jepte që të gjithëve. Këtyre “të mjerëve” ua dedikonte një përqindje të kosndierueshme të parave të siguruara nga droga e krimi. Të gjithë qanë me lotë kur vdiq Eskobare, sepse, ja që popullata e mbante në mend si humanist, nuk i interesonte aktiviteti kriminal i tij! Megjithatë, veprimtaria e tij prej krimineli ia shlynë të gjitha bamirësitë si në politikë, në shtet, në humanizëm. 
Para Zotit dhe para shtetit përgjigjen të gjithë ata që bëjnë sado një vepër “të vogël” kriminale, duke bërë kjo që të margjinalizohen të gjitha ato mijëra vepra të mira që mund t’i bëjë njeriu në këtë jetë. Krijesa e Zotit, ajo krijesë e devotshme, mirësinë e ka obligim, kurse krimin e ka haram! 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top