Zëvendës-ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në SHBA, dje e ka dorëzuar dokumentin zyrtarë për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Me këtë në Gjermani ka përfunduar procedura për ratifikimin e Protokollit për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, thuhet në kumtesën e Ambasadës gjermane në Shkup.
Më 6 qershor Bundestagu gjerman e ratifikoi Protokollin e RMV-së.
Deri më tani Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar 21 shtete, tani kanë mbetur edhe tetë shtete që ta ratifikojnë Protokollin.

No comments: