Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

“Komuna e Studeniçanit ka aplikuar, por për shkak të mungesës së dokumentacionit është diskualifikuar”, theksoi drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi.
Është kjo deklarata e Drejtorit të Byrosë për zhvillim rajonal, Ramiz Rexhepi, e cila e ka hidhëruar kreun e Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki.
Kjo komunë ka aplikuar për marrjen e fondeve për të blerë një kamion për shërbime komunale, por Byroja për zhvillim rajonal e ka refuzuar, me arsyetim se dokumentacioni nuk është i kompletuar.
Kryetari i Studeniçanit thotë se refuzimi nuk ka të bëj me dokumentacionin dhe se sipas tij, arsyet janë politike.
“Përveç asaj që i kemi kompletuar dokumentet. Ne i kemi dërguar edhe përfaqësuesit e administratës sonë, që të konsultohen për dokumentacionin dhe për aplikimin. Të gjitha bisedat kanë qenë pozitive, se jemi ndër komunat që kjo punë është e kryer. Mirëpo më habiti fakti që atë ditë drejtori në pres konferencë e tha një gjë të tillë. Ajo është gënjeshtër. Nuk është e patjetërsueshme që ai të gënjen, por duhet të thotë se komunës së Studeniçanit, nuk i japim për arsye të tjera, e jo për atë që nuk i kemi të kompletuar dokumentacionin”, u shpreh kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki.
Drejtori Ramiz Rexhepi vazhdon të këmbëngul dhe pohon se Komuna e Studeniçanit nuk ka përmbushur kushtet e aplikimit.
“Komuna e Studeniçanit deri në afatin kohor, po ka aplikuar, ka dorëzuar aplikim, për një kamion për të fshirë rrugët e komunës së Studenicanit. Mirëpo tek aplikacioni i parë të cilin e ka dorëzuar komuna e Studenicanit ka qenë e zbrazur, ka pasur shumë pak të plotësuara ato të cilët neve I kemi kërkuar si institucion. Pas dorëzimit të aplikacionit, shërbimet tona dhe të komunës u kanë ndihmuar, mirëpo ndihmesa ka qenë pas afatit, të lejuar fatkeqësisht”, deklaroi Ramiz Rexhepi, drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal.
Rexhepi tha se fonde nga byroja kanë fituar edhe komunat që nuk janë nën udhëheqjen e BDI-së, siç janë Zhelina, Vrapçishti dhe Bogovina.
Ndryshe, më 18 korrik të këtij viti në hapësirat e Qeverisë së RMV-së, Byroja për Zhvillim Rajonal, Ministria e Pushtetit Lokal së bashku me zv/ kryeministrin për Çështje ekonomike kanë nënshkruar marrëveshje për projekte me 54 komuna për financimin e gjithsej 74 projekteve për zhvillim. Në mesin e tyre nuk ishte Komuna e Studeniçanit. 

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top