Rreth kollumnes së Agim Mehmetit, me titull “Ne jemi Al Nur dhe Linvud. A jeni edhe ju?”, të nënshkruar me pseudonimin h. Sulejman ef. Rexhepi, e të botuar në dy-tri portale që kontrollohen dhe finansohen me paratë e myslimanëve nga Sulejman loveRexhepi, terrorizuesi i BFI-së)
Shkruan Dr. Zeqie Veseli
Agim Mehmeti i ka edhe ai krizat e veta gazetareske. Nganjëherë ia futë kot, nganjëherë ia futë me porosi e nganjëherë sa për të dëshmuar se ka ulur qafën karshi presionit të okupatorit të BFI-së. Kësaj radhe porosia kishte qenë për ta praqitur Sulejman Rexhpin “faktor ndërkombëtar”, sepse është marrur me një temë e cila këto ditë ka tronditur mbarë opinionin ndërkombëtar! Sulejman Rexhepi porositë që të dalë “njeri i madh”, person që ka “pastruar” oborrin e vet kurse tani i ka ngelur që të merret me probleme madhore; ka porositur që të trajtojë fenomene që po e trondisin botën, jo sepse këtij i ha b… për këto probleme, por, thjesht, sa për të defokusuar problemet e brendshme që i ka shkaktuar vetë ai e që janë të po të njëjtës natyre terroriste.
A nuk është akt terroris, veprim i përmasave terroriste, dhunë e egër, e pamëshirshme që zbaton një regjim a një diktator, një uzurpator e një okupues ndaj popullit e ndaj kundërshtarëve të vet politikë, për t’i frikësuar, për t’i nënshtruar e për t’i asgjësuar këta edhe fizikisht? Po pra, tërë veprimtaria e Sulejman Rexhepit që e zbaton në kuadër të “reisllëkut” të tij në BFI-në e uzurpuar është teroriste dhe, një ditë, për këto akte ai do të japë llogari, si para organeve të drejtësisë ashtu edhe para Allahut Fuqiplotë.
Sulejman Rexhepit i paska ngelur të flasë “dhimbshëm” për ngjarjen e fundit në Zelandë të Re, e cila e tronditi mbarë botën e cila, nga ana tjetër, për herë të parë shkaktoi një përulje të sinqertë të krishterëve para myslimanëve, para objekteve fetare myslimane për herë të parë u pa se si të krishterët i mbushin me lule oborret e xhamive, për herë të parë u përçua mesazhi i botës krishtere drejt myslimanëve “ne jemi me ju”… Pra, titulli i kollumnes së Agim Mehmetit, i nënshkruar me h. Sulejman ef. Rexhepi është titull tendencioz, ofendues dhe që nuk i përkon ngjarjeve që pasuan pas aktit terrorist të një terroristi të izoluar sado të përgatitur e të “vetëshkolluar” për një akt të tillë. Është titull tendencioz, sepse tërë Zelanda e Re dëshmoi praktikisht, me lule e me përulësi se është Al Nur e Lindvud. Rrjedhimisht, shtrohet pyetja: Sa Sulejman Rexhepi është BFI dhe Vakëf?
Sulejman Rexhepi ka okupuar BFI-në me qëllim për ta eksploatuar e për ta shkatërruar në themel? A nuk është ky akt terrorist? Sulejman Rexhepi ka okupuar BFI-në që përmes këtij mekanizmi ta eksploatojë e ta vjedhë deri në palcë popullin mysliman të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe më gjërë! Sulejman Rexhepi ka uzurpuar BFI-në me qëllim që t’ia shesë, t’ia tëhuajësojë pasurinë, ta shkatërrojë e ta përvetësojë Vakëfin! Sulejman Rexhepi ka okupar BFI-në sa për t’ia shkatërruar organet dhe institucionet! A nuk janë veprime terroriste këto të Sulejman Rexhepit? Kur kanë qenë kaq shumë të degraduar, të lodhur e të shkatërruar organet dhe institucionet e BFI-së se sa sot, nën okupimin dhe terrorin e Sulejman Rexhepit!
Sulejman Rexhepi është ngulfatës i fjalës së lirë, është vrasës i mendimit alternativ, i dhunshëm deri në përmasa të terroristit në luftim të opozitës dhe të garantuesve të funksionimit normal të BFI-së! Duke luftuar terrorin e tmerrshëm të Brenton Tarrantit i cili vrau mbi 50 myslimanë teksa po faleshin në xhaminë e Al Nur dhe në atë Lindvudit, Sulejman Rexhepi mendon se do të arrijë ta defokusojë opinionin nga terrori që po e ushtron mbi BFI-në dhe mbi opozitën e tij; Sulejman Rexhepi po përpiqet që ta paraqesë veten sado pak si “njeri me shpirt”, që asnjëherë nuk ka qenë me terroristë, ndonëse ka bekuar personoin i cili ka ushtruar terror të paparë kundër shqiptarëve, azilantin Nikolla Gruevski! Një jetë të tërë e ka kaluar nëpër akte që mund të përfshihen në opusin e akteve terroriste, prandaj, nuk ka nevojë që të paraqitet melaqe, sepse tërë bota e di që Sulejman Rexhepi është vetë djalli, kurse ata që mundohen ta kamuflojnë, si tipat e ngjashëm me Agim Mehmetin, janë palimpsestaxhinjë të djallit.

No comments: