Autobusi shtyp gruan në Çair
Një grua në moshë është goditur nga një autobus në lëvizje në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”. Sipas policisë, gruaja është goditur nga autobusi me numër 61 i Ndërmarrjes Transporti Publik rreth orës 14.15. Gruaja ka marrë ndihmën e parë dhe është dërguar për kurim në spital ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje kanë dalë ekipe policore për të bërë hetim.

No comments: