Këto ditë, në ofensivë është Sulejman Rexhepi! Nga
terreni i vijnë informatat se nuk i ka punët mirë me hoxhallarët, se shumica e
hoxhallarëve së shpejti mund t’i shpallin padëgjueshmëri totale, deri në
largimin e tij! Prandaj dhe, tash e disa ditë është duke ushtruar terror e
masakër nëpër xhamitë e vendit, sidomos në ato të Shkupit! Me dhunë, pa
kurrfarë procedure ligjore paraprake, është duke i ndërruar mutevelitë dhe
këshillin e xhamive, nëpër të cilat madje janë nxjerrë edhe thika e kallashë!
Kjo nuk e trishton fare Sulejman Rexhepin. Ai natë e ditë lutet që të flijohet
ndonjë muteveli apo imam, të vritet e të therret, me qëllim që të ndërhyjnë
organet e shtetit dhe ky pastaj, me polici, zyrtarisht t’i çërojë hesapet me
ata që nuk e duan! Tani, këto ditë, përmes aletit të tij personal, Qenan
Ismailit, ka filluar të zbatojë një metodë të re të ndëshkimit të imamëve jolojalë!
Imamët po obligohen që të marrin blloqe fletëpagesash për t’i paguar të gjitha
shërbimet që i kërkojnë myslimanët e mexhlisit të xhemateve. Nuk ka as mevlud,
as syneti, nuk ka as dua hatme, as edhe kurrnjëfarë tradite fetare pa u paguar
dhe pa u dorëzuar ato para në arkën e Mulla Sulës. Do të ketë edhe inspektorë
të Suleman Rexhepit të cilët nëse konstatojnë se filan hoxha ka kryer një
shërbim pa pagesë, automatikisht do t’i kërkohen të paguajë nga xhepi i vet ose
do të largohet nga puna! Kush e solli këtë vendim? Kur u mblodhën organet
përkatëse të BFI-së së uzurpuar? Kur u njohtuan me ndonjë letër qarkore mbi
këto vendime xhematet e xhamive, mutevelitë dhe imamët? Po xhemati a është
njohtuar paraprakisht? Në cilën mbledhje të Rijasetit u obliguan Myftinitë që
të zbatojnë këtë centralizim absolut të financave, apo, kjo dukuri hajnie do të
vlejë vetëm në Myftininë e Shkupit, edhe atë jo në të gjitha xhamitë, por vetëm
në ato xhami që nuk i shprehin lojalitet Mulla Sulës dhe aleteve të tij! Është
punë djalli përpjekja për të nxjerrë dhjamë nga pleshti! Nuk mund të mbushet
arka e BFI-së për rroga të aletave të Sulejman Rexhepit i cili tashmë tërësisht
e ka falimentuar BFI-në! Sepse, nuk ka familje myslimane në Shkup që nuk e ka
një hoxhë, një hafëz apo një njohës të mirë të ceremonive fetare islame dhe që
nuk do t’ia kryej gratis familjes së vet! Me këtë gjest të Sulejman Rexhepit do
të bi respektimi i xhematit ndaj nëpunësve fetare, të cilët nuk do të ftohen
nëpër vaki të ndryshme, madje edhe mund të dëbohen. Sulejman Rxhepi dhe aleti i
tij Qenan Ismaili, dikur dy armiqtë e përbetuar që akuzoheshin se cili është
udbashi më imadh, sot po i ngarkojnë organet përkatëse me humbje edhe më të
mëdha financiare, sepse, do të jenë të pakta ceremonitë fetare që mund të
paguhen madje për t’i nxjerrë shpenzimet që ii kanë bërë për botimin e atyre
blloqeve të fletëpagesave. Nëse Mulla Sula dhe puthadorasi i tij Qenan Ismali
mendojnë se do ta disiplinojnë xhematin duke i shantazhuar me mosshkuarje në
falje dhe përgatitje të xhenazave, atëherë, që të dy duhet të dijnë se, për
këtë rit myslimanët e vendit paguajnë çdo vitë anëtarësi dhe, nga ana tjetër,
nuk do të mund ta ndalin asnjë hoxhë, sepse që të gjithë, edhe përkundër
fletëdëshmisë për pagim të anëtarësisë, ata megjithatë paguhen nga familjarët e
merhumit për ritet e kryera në rastet mortore. Mjaft më me plaçkitje të
myslimanëve të vendit për hesap të Sulejman Rexhepit dhe familjes së tij! Mjaft
edhe me vjedhjet e Qenan Ismailit, sepse në Maqedoni, të paktë janë ata familje
myslimane, siç është Qenan Ismaili, që jetojnë me shërbëtorë në shtëpi, sikur
të ishin trashëgimtarë të një aristokracie me prejardhje mbretërore. Turp! Zoti
i marroftë zullumqarët.
No comments: