Personi që sot humbi jetën nga orteku i borës në Brezovicë është Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.
Kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka konfirmuar se viktima nga orteku i sotëm në Brezovicë është Arian Daci.
“Po, ka vdekur një person, Arian Daci, djali i Nexhat Dacit”, ka thënë ai, për Ekonomia Online.
Ndërsa, Morina ka thënë se A.B dhe Arian Daci kanë qenë së bashku në skijim prej ku kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, që sipas tij mund të kenë shkaktuar ortekun.
“Ata kanë qenë në skijim në pjesë ekstreme ku nuk ka pista dhe ka gjasa që ortekun e kanë krijuar vetë”.
Identitetin e viktimës e kanë konfirmuar dhe disa burime të tjera.
Arian Daci ishte zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike. /Telegrafi/
No comments: