Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Dorëheqjen e aktakuzës dhe shpalljen të pafajshëm të shqiptarëve të Sopotit, Prokuroria Speciale Publike fillimisht dhe më pas Gjykata Penale e Shkupit, e kanë mbështetur në tre elemente kyçe.

Biseda mes ish funksionarëve të lartë të MPB-së, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, rrëfimi i dëshmitarit të mbrojtur Ramadan Bajrami dhe deklaratat e nëpunësve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, siç njoftuan nga PSP, hetimet e deritanishme kanë vërtetuar se për të akuzuarit e Sopotit nuk ekziston asnjë dëshmi relevante që i lidh ato me veprën penale “terrorizëm”.
Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, sipas PSP-së, në bisedën mes tij me Jankullovskën, thotë se rasti i “Sopotit” është i montuar. Në fjalët përfundimtare, PSP theksoi se dëshminë e vetme për t’i dënuar sopotasit me veprën “terrorizëm”, nëpunësit e DSK-së nga Ramadan Bajrami e kanë marrë nën presioni e dhunës, torturës dhe maltretimeve të ndryshme.
“Dëshmitari Ramadan Bajrami, në afërsi të postës së Kumanovës, ka qenë i arrestuar në mënyrë jashtëligjore. Ky veprim është kryer nga pjesëtarët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe i njëjti është dërguar në lokacion të panjohur. Mos respektimin e dispozitave ligjore për arrestim, vërtetohen me Raportin e dokumentimit dhe mbikëqyrjes të datës 26.5.2003, të MBP-DKS-së.
Në këtë Raport theksohet se personi Ramadan Bajrami, ka qenë i vëzhguar nga 19.05.2003 deri me 23.05.2003, dhe më 23 maj, ai është arrestuar nga pjesëtarët e MPB-së. Faktin se arrestimi dhe mbajtja e dëshmitarit ka qenë e jashtëligjshme vërtetohet edhe nga dëshmitë e prezantuara: Libri për ngjarjet ditore të MPB-Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë dhe Regjistrin e MPB-DSK-së, në të cilën aspak nuk është shënuar emri i Ramadan Bajramit si person i arrestuar dhe i mbajtur.
Këtyre dëshmive ju bashkohet edhe Vendimi për shqiptimin e masës së paraburgimit me datë 29.05.2003, nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Kumanovës, në të cilën nuk është vërtetuar koha e arrestimit dhe nga kush është arrestuar Ramadan Bajrami. Në shkresat e kësaj lëndë nuk ekziston asnjë procesverbal për dorëzimin e personit, nuk ekziston procesverbal për mbajtje të personit, gjegjësisht nuk ekziston asnjë lloj dokumenti i shkruar për kohën e arrestimit të Ramadan Bajramit dhe mbajtjen e tij”, tha prokurori special Burim Rustemi në arsyetimin e tij për dorëheqjen e aktakuzës për rastin e “Sopotit”.
Në bazë të dëshmive verbale dhe deklaratave të dëshmitarëve të DSK-së, që janë dhënë me datë 2 mars të këtij viti, sipas PSP-së, agjentët sekret më 25 maj 2003, e kanë ndaluar Ramadan Bajramin, me çka dy prej tyre kanë zhvilluar bisedë në një objekt sekret të MPB-së. Rrëfimin të cilën pjesëtarët e DSK-së e kanë dhënë para Trupit gjykues, e ka vërtetuar faktin se dëshmitari Barajmi. Mes periudhës 23-29 maj 2003, dëshmitari Bajrami, sipas provave të ndryshme të PSP-së, ka qenë i torturuar nga pjesëtarët e DSK-së.
“Tezën se me dhunë i është marrë deklarata dëshmitarit Ramadan Bajrami e vërteton edhe një pjesëtar i DSK-së, i cili potencon se më 25 maj 2003, kur është zhvilluar biseda me dëshmitarin Bajrami, gjatë kësaj bisedë, ky i fundit nuk ka thënë asnjë detaj që lidhet me rastin e Sopotit”, tha prokurori Rustemi.
Veprimet e kundërligjshme të pjesëtarëve të DSK-së, që e kanë hetuar rastin e Sopotit: Robert Ivanovski, Boban Stojanovski, Ilija Smilevski, Mile Vellkovski, Marjan Nikollovski dhe Mile Andonovski, PSP i ka vërtetuar edhe gjatë kohës kur dëshmitari Bajrami ka qenë i dorëzuar para Gjykatës së Kumanovës, ku i njëjti ka qenë i detyruar të japë deklaratë, siç kanë thënë agjentët e policisë sekrete. Gjatë torturimit dhe keqtrajtimit të Ramadan Bajramit, në një rast pjesëtarët e DSK-së, siç tha prokurori special Burim Rustemi, kanë bërë gabim dhe dëshmitarin në fjalë e kanë përfshirë si pjesë e aktakuzës, konkretisht si bashkëpunëtor, lëshim ky i cili dy ditëve është ndryshuar dhe personin në fjalë përsëri është propozuar si dëshmitar.
Ndryshe, sipas provave të konfirmuara të PSP-së, Ramadani ishte dërguar në një banesë në afërsi të Strumicës, ndërsa ishte lidhur për kaloriferi. Gjatë disa ditëve me radhë, i njëjti ishte keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht, deri në alivanosje, për ta përsërit keqtrajtimin nga fillimi. Madje, cigaret që kishin pirë inspektorët e DSK-së, ishin fikur në ballin e Ramadanit.
Vjetërsia e veprës penale, e cila ka skaduar në vitin 2013, ligjërisht nuk mundëson përndjekjen penale të nëpunësve të DSK-së, të cilët e kanë montuar të gjithë këtë rast. Brenda 15 ditëve, Vendimi për lirim nga akuza i të dëmtuarave Sulejman Sulejmani, Hasan Klaiqi, Shaqir Sulejmani, Shaban Limani, Samet Lutfiu, Musa Klaiqi, Zenel Klaiqi e të tjerë, pritet të bëhet i plotfuqishëm dhe të njëjtit mundet ta fillojnë procedurën për kërkimin e dëmshpërblimit. Meqë e gjithë kjo procedurë ligjërisht është paraparë të zhvillohet para Ministrisë së Drejtësisë, pala mbrojtëse nuk pret asnjë lloj obstruksioni dhe beson se brenda tre muajve, e gjithë kjo golgotë ndaj sopotasve do të kompensohet. /koha.mk

About dardani

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top