Qeveria dhe opozita në Greqi edhe më tej me pozicione të ndryshme rreth mënyrës për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar rreth emrit me Maqedoninë.
Akuza të ndërsjella për pozicionet në çështjen për emrin, dërguan kryeministri grek Aleksis Cipras dhe lideri i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis, gjatë debatit në parlamentin grek kushtuar propozimit të partisë opozitare për formim të komisionit për hetim edhe të ministrave nga qeveria e SYRIZA-s për involvimin eventual në skandalin “Novartis”.
Micotakis, e akuzoi Qeverinë greke se nuk ka një pozicion dhe të përbashkët për emrin, ndërsa
madje Aleksis Cipras, iu kundërpërgjigj se Demokracia e Re devijoi nga linja kombëtare dhe edhe
njëherë i përsëriti pozicionet greke në bisedime.
Cipras tha se ai aspak nuk e ka ndryshuar pozicionin dhe ka pasur ndjenjën se qëndrimet greke në fakt janë edhe linja kombëtare në negociatat që e mbështet edhe Demokracia e Re.
Micotakis dërgoi kritika deri te Cipras dhe për shkak të asaj që në bisedimet aspak nuk i ka përfshirë partitë nga opozita, ndërsa në vend të kësaj kryeministri grek ka zgjedhur fillimisht të takohet me kolegun e tij nga Maqedonia. Qëndrime të ndryshme për mundësitë për zgjidhje shprehën edhe ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë Jorgos Katrugalos dhe përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare Jorgos Kumucakos.
Kutrugalos është optimist, thotë se ekziston moment dhe qëllime të mira nga të dyja palët dhe konsideron se ka mundësi të arrihet marrëveshje, Kumucakos ndërkaq, thotë se menaxhimi i gabuar me çështjen në brendi të vendit, e ka mbyllur dritaren e mundësisë për zgjidhje.
“Kemi linjë kombëtare nga viti 2007. Emër i përbërë që do ta dallojë Maqedoninë greke dhe historike nga vendi fqinj, të mos ketë kurrfarë çështje të lidhur me irredentizmin, marrëveshje që do të jetë e plotë dhe të ketë karakteristika të qëndrueshme. Ne për herë të parë shtuam edhe një garanci shtesë, diçka që deri më tani nuk e kanë vënë qeveritë e tjera, ndryshim të Kushtetutës që të sigurohen karakteristika kushtetuese”, sqaroi ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë. Në pyetjen, sa është e mundshme zgjidhja e kontestit me emrin, Katrugalos konsideron se është aq e mundshme, që do të arrijë në Parlament.
Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, sqaroi se deklarata e kryeministrit të Maqedonisë për Kushtetutën greke, në Greqi, ishte transmetuar dhe interpretuar gabimisht dhe, sepse “Zaevi tha të shohim çfarë thotë Kushtetuta greke, dhe ne ta bëjmë të njëjtën”. Kumucakos, tha se kontesti me emrin, si dhe çdo çështje e madhe diplomatike ka dy dimensione – aspekti i jashtëm, gjegjësisht çfarë po ndodh në fushën diplomatike dhe dimensionin e brendshëm, gjegjësisht në brendi të vendit.
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
EKSKLUZIVE: Policia Financiare ka hapur hetime për ish ministrin Abdulaqim Ademi dhe bashëpuntorët e tij Muhamet Hoxha dhe Armir Sadiku ...
-
Мола Суло не ни ги покажувај трагите затоа што сите ја гледаат мечката. Поради тоа, не ни кажувај дали повикот е точен или лажен, кажи ни...
-
Fokusi-t përmes postës elektronike për çdo ditë i arrijnë informacione nga më të ndryshmet, por behet publikimi i lajmeve që konstatohe...
-
(I plotësuar) - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar përpikmërinë gjermane dhe në orën 13:50 minuta autokolona që e shoqëronte u ...
-
Avdil Jakupi – Cakalli Un ë jam me Sllupcanin, kalanë e pamposhtur të Karadakut. Më fal kombi im, zuzaria dhe lypsaria, nëncimi de trad...
-
Kreun e BFI, Sulejman Rexhepi e kanë përfshirë një sërë skandalesh dhe aferash për të cilat akoma nuk ka reaguar apo demantuar. Emri i ti...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com
No comments: