Tash e sa ditë po qarkullon një video material 3D e
programit 4 vjeçarë të kandidatit të BDI-së për Komunën e Çairit, Visar Ganiu. Programi
i tij gjegjësisht siç e quajnë ata “Kontrata” me qytetarët e Çairit dhe në të
njejtën betohet se do të realizojë në vete përmban disa projekte mes tjerash ndërtimin
e një lagjeje urbane në lagjen Serava të Shkupit.
Ky projekt është
shpalosur tani në prag të zgjedhjeve lokale 2017, dhe ka të bëjë me një pronë të
BFI-së ku kohë më parë ka qenë e
vendosur Higjiena Komunale. Fakti që befason është se meqë ky projekt planifikohet
të ndërtohet në të ardhmen nga BDI në Çair, vallë pse të mos ketë asnjë reagim
nga pronari i saj, BFI?! Sigurisht se ky
lokacion tani është duke u keqpërdorur për marketing politik dhe manipulim me
shoqërinë dhe mbi të gjitha më së shumti me banorët e kësaj lagjeje në prag të
zgjedhjeve. Ky lokacion bie në territorin e Muftinisë së Shkupit megjithatë edhe
nga kjo zyrë nuk ka asnjë reagim lidhur me keqpërdorimin që i bëhet vakufit nga
strukturat e BDI-së në Çair. Për të njejtën enden zëra të vërtetë se kjo
Muftinia e Shkupit është disfunskionale dhe për të njejtën përgjigjet dhe e
menaxhon kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi. Dilemat janë edhe më të mëdha lidhur
me këtë pronë të BFI-së meqë flitet se kjo parcel është e shitur dhe tani ish-pronari
(BFI) nuk ka asnjë të drejte që të flet dhe se me këtë çështje do të merret ekskluzivisht
vet BDI dhe Komuna e Çairit. Portal ynë për opinionin e gjërë hulumton maksimalisht
në rastin që të arrijë te informacioni i sakt për të mësuar se sa është shitur
ky lokacion dhe për çfarë interesesh?!/sotinfo/
No comments: