Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Ka ndërruar jetë Alit Abazi, bartësi i listës së pavarur për këshillin e Kërçovës, i plagosur më 27 shtator në qendër të qyetit. Sipas informacionit nga Klinika për traumatologji, Abazi ka ndërruar jetë në ora 4 të mëngjesit të sotëm.
Edhe pse motivi për vrasjen e Alit Abazit nuk lidhet drejtëpërdrejtë me zgjedhjet lokale, në këtë kampanjë zgjedhore disa kandidatë përfunduan në spital, pati edhe të kërcënuar, ndërsa ky është rasti i parë kur shënohet edhe viktimë.

Incidenti ishte konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.
“A.A. i lindur në vitin 1959 sonte rreth orës 18:45 minuta në Bulevardin “Liria” ka takuar dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre D.A. gjithashtu i lindur në vitin 1959 dhe SH.D. i lindur në vitin 1963, që të tre nga Kërçova. Personat me iniciale D.A. dhe A.A për shkak të lëndimeve serioze janë nisur për në klinikat e Shkupit, derisa SH.D. është ndalur për kurim në spitalin e Kërçovës”, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme.
Ky incident është lidhur me zgjedhjet nga disa parti politike, edhe pse mësohet se ka të bëjë me një problem të vjetër midis kandidatit dhe autorit të vrasjes.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top