Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Nga: Abaz Islami
Po, është e vërtetë se Medreseja Isa Beu është emanet! Sentenca “emanet” është shumë me vlerë dhe peshë për këtë ummet, andaj besoj se ai që nuk e respekton këtë shkollë në fakt ai që e keqpërdor, tallet me te, e përdhosë, në emër të saj mashtron popullin musliman, ai nuk është tjetër pos një njeri i vdekur për së gjalli! Jo, pak herë kam shkruajtur për këtë shkollë të madhe pjesë e historisë të së cilës janë shumë kuadro, një shkollë shumë e madhe pa fund e dashur për ne hoxhallarët dhe muslimanët. Muslimanët si në vendlindje ashtu edhe në diasporë gjithnjë kanë treguar respekt për atë, sëkëndejmi kurrë nuk janë ndalur duke e zgjatur dorën në përkrahje të saj, në zhvillimin dhe ngritjen e saj. Por, definitivisht është koha që të mbrohet ajo nga dora e keqe që po e dëmton ate!
A nuk kishim varg deklaratash për opinionin nga Sulejman Rexhepi duke u ankuar se shteti nuk e ndihmonë BFI-në, Medresenë, jetën fetare islame, pengon ndërtimin dhe rindërtimin e xhamiave, persekuton trashëgimin kulturore islame, nuk e kthen vakufin, e çka jo tjetër, ndërsa në anën tjetër nuk mbet ditë që nuk fotografohet me njerëz të pushtetit?! Si të ndihmohet BFI kur ai vite më parë nuk e pranonte Gjeorgje Ivanov për President të shtetin, ndërsa tani nuk mbetet thirrje pa iu përgjigjur. A thua vallë vetëm për një dark presidenciale tani po e njeh?! Me çfarë të drejte ankohet nga zullumi i pushtetit kur botërisht dihet se sa e sa dreka e darka i ka ngrënë nëpër restorante në mesin e tyre edhe te KONAKU me lider dhe struktura partishë! Çuditërisht aq shumë miqësi dhe në fund BFI e humbi truallin në Kala, askund nuk është puna me Çarshi xhaminë në Prilep, kthimin e Vakufit, Jeni xhamia është harruar, etj.! Kjo bënë vaki vetëm me Sulejman Rexhepin dhe si duket lidhja e tij me presidentin, lider partishë, ministra dhe të tjerë në pushtet qenka vetëm për interese personale dhe aspak për interesa institucionale të BFI-së!!!
Pse duhet dora e keqe të pengohet? Shumë fakte janë thënë deri më tani për të cilat ka pasur lumenj kritikash nga opinoni i gjërë dhe personalitete të shoqërisë tonë duke i përjashtuar anëtarët e Lëvizjes për Reforma në BFI- NISMA. Kritika këto që erdhën pas publikimeve të fotove të ndryshme se në konviktin e Medresesë Isa Beu ka xhudistë të vendosur dhe që stërviten, NEPOTIZMIT që ka arritur kulminacionin, kur mediat shpalosën foto të djalit të tij nga saunat i cili është i punësuar në Medresenë Isa Beu, të lajmeve se fitrat harrxhohen nëpër Casino, të sofrave të shtruara me ushqim të bërë publike kur dihet se BFI fund e kry ndihmohet nga populli, me njerëz analfabet, me diploma falco, etj.
Populli jonë meriton respektin më të veçantë ngase Medresenë Isa Beu kurrë nuk e ka lënë jetim duke e ndihmuar në çdo aspekt. Fatkeqësisht, të dashur besimtarë po flitet se paratë e fitrave tani më janë harxhur, ngase ato duhet rikthyer atyre që u janë huazuar. I mbyti luksi për të cilin veprim shkaktuan tërmet në opinion se fitrat merren nga populli dhe iftarë u shtrohet vetëm disa personave të shoqërisë tonë.
Porosi fetare është të luftohet e keqja, në veçanti dora e keqe që e dëmton këtë shkollë shekullore. Andaj, mos mendoni se vdes Medreseja Isa Beu nëse e pengoni dorën e keqe që po e vret çdo ditë ate!
#Edhe unë jam Medresant! ( Parollë kjo që u shpalos në vitin 2014 përmes një dokumentari të koordinuar nga Afrim Tahiri me rastin e mbajtjes së Akademisë Solemne lidhur me Vitin e Ri- Hixhrij.)

Edhe ne jemi për Medresenë Isa Beu, por gjithashtu duke e mbrojtur nga dora e keqe!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top