Nga fotot e publikuara në web faqen e Bashkësis Islame të Maqedonis mund të shihet se në iftarin e organizuar gjatë këtij viti përveç përfaqësuesve të ambasadave të huaja nga partitë politike prezent ishin vetëm BDI-ja dhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, raporton portali “tetova1”. Nga BDI ishin kryetari Ali Ahmeti, kryeparlamentari Talat Xhaferi, Musa Xhaferi dhe nënkryetaret Bejta dhe Mexhiti.
Përfaqësues të Lëvizjes Besa dhe të LR PDSH-së si duket nuk e kanë parë të arsyeshme të shijojn iftarin e shtruar nga BFI-ja dhe Sulejman Rexhepi.
“Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi shtroi iftarin tradicional ku në fjalën e tij përshëndetëse theksoi: Të nderuar vëllezër e motra, përfaqësues të jetës politike, liderë partish, ministra, deputetë dhe përfaqësues të pushtetit lokal, Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik në vend, përfaqësues të botës akademike, përfaqësues të mediave, të shoqërisë civile, Myfti dhe ju bashkëpunëtorë të mij, nëpunës të Bashkësisë Fetare Islame. Ju shpreh falëndrimet e mia të përzemërta për këtë nder që na e keni bërë, duke na e nderuar sofrën e iftarit të përbashkët, i cili tashmë po bëhet tradicional. Porosia e një iftari të këtillë nuk është vetëm një takim formal gjithëpërfshirës, nuk është vetëm, thjesht, ngrënie e një vakti në një kohë të caktuar! Mbi të gjitha, ky takim ka kuptimin e demonstrimit të unitetit të përgjithshëm, unitet ky që reflekon respekt, dashuri, mirëqenie. Zaten, takimet e këtilla, ndonëse pa fjalë, përçojnë mesazhe kuptimplote se këtu ka jetë, ka koherencë dhe ka paqe në një kornizë ku divergjencat kulturore e fetare i japin kuptim pamjes që paraqet realitetin tonë.
Ne jemi këta që duam dhe mundemi të ulemi në një sofër të përbashkët. Ju bëftë mirë ky iftar! Ata që kanë agjëruar – Zoti ua pranoftë agjërimin dhe ibadetet e tjera të kësaj dite!” thuhet në informacionin e publikuar në web faqen e BFI-së. /tetova1/
Style3[OneLeft]
Style3[OneRight]
Style4
Style5
Kategoria: Maqedoni
About HIG
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
- Më të lexuarat
- Sporti
- Kategoritë
Películas populares
-
Nuk ka zgjatur shumë qetësia në BFI. Turbulenca të reja janë paraqitur në këtë institucion, pasi ushtruesi i detyrës Shaqir Fetahu në Gjyk...
-
Shkruan: Orhan Ibrahimi Është për analizë të thellë fenomeni i mbështetjes dhe animi gati në mënyrë absolute i shqiptarëve nën Maqedoni...
-
Blerësi i tokës ndërtimore te KIP “JELLAK” në Tetovë, Miodrag Daka Davidoviq, është biznesmen dhe përfaqësues i shquar i sërbëve në Mal të...
-
Sapo doli nga shtypi megaintervista në format të librit, i Afrim Tahirit, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI-së, më titull “Bashkësinë Fet...
-
Tre infermiere nga Klinika e Gjinekologjisë në Shkup kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. infermieret janë infektuar përmes kontakteve fami...
-
Krimi, gjykatat, rastet e montuara, bombat dhe korrupcioni janë disa nga çështjet më të rënda dhe të mëdha që po ballafaqohet Maqedonia. ...
Sport
Widget powered by WhatstheScore.com



No comments: