Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

A mund të jetë viktimë Mulla Sula nëse një ditë sulomohet për ta dëbuar nga BFI-ja në të cilën i ka ngulur thonjtë e pista si okupator klasik. Tashmë nuk e ka pas vete Nikolla Gruevskin, për të cilin e luti publikisht Allahun e Madhërishëm për ta bekuar, kurse në shërbim iu la tërë aparati policor dhe i gjykatave. Periudha e Gruevskit po perëndon bashkë me Mulla Sulën. Mulla Sula askujt më nuk mund t’i shesë sapun për djathë
Shkruan Zeqie Veseli
Këto ditë lexova një shkrim të analistit tashmë të njohur, H. Isa Xhavitit, i cili për mrekulli e kishte analizuar një intervistë të Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës, dhënë për një televizion mëhalle (TV Globus i Gostivarit) siç e quan z. Xhaviti. Pa dyshim, autori kishte zgjedhur një kënd prej nga e kishte shoshitur atë intervistë por, megjithatë, ngelë një detal i cili nuk guxon të anashkalohet aq lehtë, patjetër do trajtim, përmes të cilit duhet t’i bëhet me dije Mulla Sulës që mos ta konsiderojë veten si shumë të rëndësishëm dhe as firmën e vet personale ”BFI”-në mos ta llogarisë si diçka me peshë!
Mulla Sula mundohet të tërheq një paralelizëm në mes të sulmit që iu bë Parlamentit nga ana e aktivistëve të VMRO-së dhe Afrim Tahirit i cili bashkë me shokët e vet u ngujua në zyren e vet si sekretar i përgjithshëm i BFI-së dhe nuk e pengoi asnjë strukturë të këtij Institucioni fetar. Thjesht, aty u ngujuan dhe po e prisnin që të vie në zyren e vet Sulejman Rexhepi dhe t’ju jepte shpjegim se pse ua shau nënat dhe gratë hoxhallarëve. Pra, kësaj radhe kishim të bëjmë me Mulla Sulën si sulmues i moralit të familjeve të hoxhallarëve dhe Afrim Tahirit mbrojtësit të këtij morali!
Mulla Sula nuk është mirë që të manipulojë dhe të mundohet të tërheq paralelizma të tilla sepse askund nuk pijnë ujë, madje po del tepër qesharak. Mulla Sula duhet të tregojë se pse nuk erdhi deri sa e thirrnin këta ”puçistë” por kufi lëvizshmërie të vetin e vuri Fakultetin e Shkencave Islame, më tutje nuk guxonte ta bëjë as hapin më të vogël. Sepse, djemtë dhe vajzat e atyre hoxhallarëve të cilëve iu sha nëna dhe motra po e prisnin, kurse trimi i derrave të egër u ngujua në mëhallën e vet. Do me thënë se këtu paralelizëm nuk ka! Për më tepër, nëse supozojmë se sulmi qenka identik, se qenka me prapavijë dëbuese dhe okupuese, atëherë po e zbërthejmë këtë paralelizëm idiotik të Mulla Sulës! Aktivistët e VMRO-së iu sulën Parlamentit sepse misioni i tyre është për ta mbrojtur një mut, një pis, një të poshtër dhe për ta mbajtur edhe më tej në pushtet, kurse ”sulmi” i Afrim Tahirit me shokët e vet ishte për ta dëbuar një mut, një pis, një të poshtër nga Bashkësia Fetare Islame, sepse një manjak që ua shanë nënat dhe gratë hoxhallarëve nuk e meriton që të njëjtëve t’ju prijë.
Nëse Mulla Sula mendon se me polici e me gjykatës, me BDI e me shkini duhet ta mbrojë BFI-në, atëherë, po, duhet menduar edhe akcione në të cilat do të merrnin pjesë e mbarë popullata myslimane e vendit për ta shpëtuar Institucionin tashmë të uzurpuar prej Mulla Sulës!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top