Shkruan: Orhan Ibrahimi
“Qeveria e Re”, Me “Kryeplakun” e vjetër brenda!
Prap, si ç’doherë, fituese, politika e programuar dhe e kordinuar antishqiptare!
Jo heshturazi, siç po thonë shumë gazetar, analist dhe opinionist, por e kundërta, bile, bile shumë zëshëm, shumë fuqishëm, partitë politike nënshkruese të ashtuquajturës “Deklaratë”, u distancuan nga ajo.
Sipas tyre,”Deklarata” duhej të bëhej “Programi i Qeverisë së Re”. Dhe dje e pamë dhe ndëgjuam me zë të lartë dhe të fuqishëm, se nuk ka as pikë e presje nga ajo “Deklaratë”.
Po si mund të jetë ndryshe, çka mund të prisnim tjetër gjë nga “Kryeplaku”!
Po si mund të jetë ndryshe, çka mund të prisnim tjetër gjë nga “Kryeplaku”!
Kush do ta reformoj pushtetin gjyqsor?
Kush do të ndjek kriminelët, krimin e organizuar dhe vrasësit?
Kush do ta ndal zullumin mbi shqiptarët?
Kush do ti liroj shqiptarët nga burgjet?
Kush do ti realizoj të drejtat kolektive të shqiptarëve?
Kush do ta ndal plaçkitjen e shiptarëve?
Kush do ta ndryshoj kushtetutën?
Kush do të sjelli lirinë, barazinë, drejtësinë dhe demokracinë për shqiptarët?
“Kryeplaku” !!!???
“Kryeplaku” !!!???
16 vjet rrënues dhe dhunues i drejtave te shqiptarëve, 16 vjet keqpërdorim, hajni, plaçkitje dhe reket mbi shqiptarët,16 vjet rrahje, burgosje, montime politike, vrasje dhe egzodus i shqiptarëve, 16 vjet aplikoi diktaturë dhe diskriminim mbi shqiptarët me qeverisjen e tij “Kyeplaku”.
Parimi dhe rregulla bazë e shkencave shoqrore, për ta ditur dhe definuar, se si do të jetë e ardhmja, është formula e ditur : E kaluara dhe e tanishmja e determinojnë të ardhmen.
E kaluara ishte me “Kryeplakun”.
E tanishmja është me “Kryeplakun”.
E ardhmja do të jet me “Kryeplakun”.
Ashtu pra,”Kryeplaku” do të vazhdoj duke na hedhur nga një asht për ta lëpirë!
No comments: