Televizioni “Telma”, ka dalë me informacion bombë, lidhur me përfshirjen e shërbimit sekret serb, në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Agjenti i BIA (shërbimi sekret serb) Goran Zhivaleviq, ka qenë prezent në Kuvend, në mesin e turmës që i sulmoi deputetët.
Vetë agjenti Zhivaleviq e ka pranuar për televizionin Tellma, se ka qenë prezent atë ditë në Kuvend, por nuk ka zbuluar se cili ka qenë roli i tij në ngjarje.
Prezenca e tij në Kuvend përputhet edhe me deklaratën e Artan Grubit, se Ali Ahmeti nuk ka qenë prezent në Parlament më 27 prill sepse shërbimet sekrete “mike” e paralajmëruan se do të ndodh skenari i dhunës.
Shërbimi i vetëm sekret që ishte prezent atë ditë në Kuvend, sipas dëshmive, është shërbimi serb, që ngrit dilema se pse BIA serbe do ta paralajmëronte Ahmetin, që mos të rrezikojë jetën e tij në sulmin e Kuvendit nga huliganët? /Lajmpress/
No comments: