Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Boro dhe Ramizi, asnjëherë s’kanë bërë për shqiptari, që të presim të bëjnë sot. Fatkeqsisht, një pjesë e elitave politike të shqiptarëve të Maqedonisë, nuk pushojnë të qenuri vetëm vegla të partive maqedonasve.
Kur mendon se përfundimisht krijohet shansi dhe mundësia, që me largimin e së keqes madhe nga pushteti, siç ishte VMRO-ja, do të largohet edhe vegla e saj BDI-ja, pikërisht në atë moment, krijohen vegla të reja, që e ndihmojnë BDI-në të ngel aty ku është dhe bashkë me veglat e reja, fillojnë e shërbejnë padronit të ri që me aq shumë xhelozi e kultivon kultin e Boro dhe Ramizit (Z&Z), ku Boro sakrifikohet për ta marrë pushtetin, ndërsa Ramizi sakrifikohet për Boron dhe për pushtetin e Boros.
Dhe çuditërisht të dy janē tē lumtur sepse nëpër këngë këndohet për të dy, madje sakrifica e Ramizit duartrokitet më shumë. Dhe aq. Aty përfundon . Ramizi shkrihet nga kënaqësia me rreshtat që i takojnë në këngë dhe me duartrokitjet, e bindësve të sponzorizuar, portaleve. Ndërsa Boro vazhdon t’i ketë të gjitha tē tjerat.
Shtetin, pushtetin, ekonominë, kulturën, arsimin, të gjitha, falë Ramizit i cili mjaftohet me një kēngē dhe me një medalje heroizmi. Dhe pastaj me siguri e dini se si rrjedhin ngjarjet. Kemi Sinan Hasanin, Ali Shukrin, Vullnet Starovën -Kryetar Parlamenti, kemi edhe Rrahman Morinën. Krejt kjo falë aktit patriotik të Ramizit për Boron. Jemi Për keqardhje si na përsëritet historia. Për ne është film i parë./Ditari.mk/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top