Komunizmi mbahet
mend në histori si sistem ideologjik që tallej me fetë, i llogariste ato si
opium i rëndë. Megjithatë, përkujdesej për formimin e njeriut të ri, në këtë
drejtim, edhe për teologun e ri, me peshë, me autoritet dhe me ndikim në
shoqëri! Periudha e Sulejman Rexhepit do të mbahet mend si më e egra për
myslimanët e Maqedonisë, sepse në këtë periudhë do të kërkohet dhe do të
"madhërohet" vetëm ai teolog që i përulet këtij farë
"Lideri"! Nëse nuk i përulesh, fluturon me polici nga xhamia! A e
meritojnë këtë hoxhallarët e sotshëm?!
Shkruan: Eset
Shaqiri
Në të kaluarën e
hershme, shumë kohë para komunizmit, natyrisht pas periudhës osmane, të vetmit
personalitete me ndikim të madh në shoqëri ishin hoxhallarët. Këta ishin drita
dhe mendja e kombit, sepse këta ishin më të arsimuarit, më të edukuarit, më të
autorizuarit për të vendosur në emër të popullit dhe më të merituarit për ta
drejtuar popullin. Autoriteti i hoxhës ishte i jashtëzakonshëm.
Por, çfarë po
ndodhë me hoxhallarët e sotshëm? A e kanë po atë peshë që e kishin dikur? A e
kanë po atë respekt dhe autoritet të dikurshëm? Nga ana e popullatës pa dyshim
që po! Populli, për hirë të traditës së lavdishme dhe përpjekjeve të mëdha të
hoxhallarëve të hershëm, e kanë po atë respekt të madh ndaj institucionit
hoxhë! Pra, ndaj INSTITUCIONIT HOXHË dhe jo edhe ndaj hoxhallarëve si
personalitet më vete! Fatkeqësisht, sot, ka degraduar deri në trishtim
profesioni hoxhë! Sot hoxha perceptohet si hajn, si tradhëtar, si gënjeshtar,
si bashkëpunëtor i shërbimeve antikombëtare e antifetare, përceptohet si njeri
i rrezikshëm, si njeri i prishur, si analfabet e konvencional! Dhe kush me këto
epitete të trishtueshme - hoxha që profesionalisht e ndihmon masën që të ecin
drejt urdhërave kuranore, hoxha që mund të jetë edhe hafëz, kurse hafëz nuk
mund të jetë askush përveç njeriut i cili është përzgjedhur nga ana Allahut
Fuqiplotë si rojtar i Kur'anit duke e pajisur me afinitete të super gjeniut!
Edhe ky super gjeni, fatkeqësisht, në ditët e sotshme, llogaritet "njeri i
rrezikshëm", i cili duhet të dëbohet nga institucioni përkatës me polici e
kriminelë!
Sot hoxha i
mirëfilltë, ai më i dashuri, më i ditshmi dhe më i gatshmi për t'u sakrifikuar
për interesa kombëtare e fetare, llogaritet primitiv! Në këtë derexhe personaliteti
i hoxhës ka degraduar falë kontributit djallëzor të njeriut të cilin
"hoxhallarët" e zgjodhën për të parë - Sulejman Rexhepit! Asnjë
periudhë në historinë shqiptare nuk do të mbahet mend si periudha e këtij Reisi
në të cilën u zhvilluan sulme, debate, etiketime, degradime, devalvime,
depersonalitet e deshenjtërim kaq të madh ndaj hoxhallarëve! Kurrë nuk ka pasur
luftë kaq të hapur kundër hoxhallarëve se sa në kohën e Sulejman Rexhepit! Edhe
okupatorët më barbarë përgjatë historisë shqiptare kanë pasur kujdes në
sjelljet e tyre ndaj hoxhallarëve më shumë se sa Sulejman Rexhepi! Nuk mbahet
mend që në ndonjë situatë të paqtë të intervenojë një pushtues me polici që ta
nxjerrë hoxhën-imamin prej xhamisë! Sulejman Rexhepit, nëse nuk i shkoi ndorësh
hala të vrasë ndonjë hoxhë si okupatorët e hershëm, të paktën i ka shkuar
ndorësh që në shumë raste të intervenojë me polici, madje edhe të kërkojë
ndihmën e policisë shtetërore për t'i nënshtruar hoxhallarët para këmbëve të
tij. Kurrë, kurrë, kurrë, asnjë pushtues dhe asnjë antiislamist nuk do ta
kishte këtë sukses në shuarjen e Myftinisë së Shkupit siç e pati Sulejman
Rexhepi, alias Mulla Sula!
Si pasojë e kësaj
djallëzie të Sulejman Rexhepit, sot në territorin e kësaj Myftinie dhe më
gjërë, kemi lloj-lloj fraksionesh që nuk janë asgjë tjetër përveçse përpjekje
lëvizjesh të hoxhallarëve për ta ruajtur edhe atë pak autoritet dhe
personalitet që ju ka mbetur e për ngulfatjen e të cilëve Mulla Sula është
gjallë i interesuar.
Sot në territorin e
kësaj Myftinie por edhe në mbarë territorin e Maqedonisë, më tepër ka
hoxhallarë që i binden Institucionit Hoxhë se sa që ka prej tyre që i binden
djallëzive të Mulla Sulës. Numri i tyre, elhamdulilah, është fare i vogël dhe i
papërfillshëm. Me pseudohoxhallarë, me teologë me diploma falso e të blerë, me
"hoxhallarë" të diskutueshëm e të rrejshëm, nuk mund të drejtohet
jeta fetare islame, përveç që mund të sendërtohen interesat meskine e personale
të Sulejman Rexhepit.
Megjithatë,
hoxhallarët që janë oponencë e qëndrimeve nonshalante të Mulla Sulës, edhe pse
janë shumë në numër, megjithatë nuk po ia arrijnë që të bëhen një zë dhe ta
kundërshtojnë këtë të keqe! Sepse, secili hoxhë i mirëfilltë është i kërcënuar
nga "Lider" i tyre! Në fakt, për hirë të mirëqenies dhe mostrazimit
të shpirtërave të myslimanëve të vendit, dhe për hirë të traditës që thotë se
hoxhallarët gjithnjë kanë qenë rojtarë të mirëqenies së shoqërisë ku kanë
vepruar, ata sot presin shenja nga i Madhi Zot, që do ta gjunjëzojnë Mulla
Sulën pa efekte anësore mbi popullatën e përgjithshme. Ndoshta edhe kjo
zgjidhje është nga ana e Zotit të Madhërishëm! Vetëm Ai mund ta dijë! E mira e
së mirës në këtë situatë është fakti që popullata tashmë është ndërgjegjësuar
dhe, duke e kundërshtuar me të madhe Mulla Sulën dhe pinjollët e tij, gjithnjë
e më shumë shprehin respekt ndaj Institucioneve fetare islame duke iu
përgjigjur traditës dhe rregullave islame që të ndihmohet kjo fe, dhe jo
bastarduesit e kësaj feje, siç është Sulejman Rexhepi me kompaninë e vet!
No comments: