Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Nusja u përcoll me të gjitha nishanet, me një drekë të rrastë, me mish të pjekur e me pije të butë, kurse tërë kjo ndejë, ngjashëm si ndejat e tjera, iu faturua arkës së BFI-së. Myslimanët fukara të vendit paguajnë, Mulla Sula me këlyshët e vet manjet. Kështu do të shkojë deri sa do ti ec kungulli mbi ujë 


Shkruan: Vedat Fazliu
Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, ashtu siç e ka filluar karrierën ashtu edhe do ta përfundojë, ndonëse pak në mënyrë më të avansuar, më moderne. Karrierën e ka nisur nëpër male, në gjueti pas derrave të egër, duke uluritur e kuisur në vend të zagarëve me qëllim për tia çuar gjahun te këmbët inspektorëve dhe njerëzve të shërbimeve policore maqedonase, deri sa këta e përgatisnin për klerik të tyre që do ta infiltronin më vonë në organet e BFI-së.
Me mish gjahu e me pije të dyshimtë (vë dorën në zjarr që vetë nuk ka pirë kurrë!!!) në logun e gjyetarëve është kuvenduar e planifikuar se si ti dilet në krye me teologët e mirëfilltë dhe si të arrihet deri te degradimi i çdo aktiviteti të shëndoshë islam e kombëtar. Ky ka qenë aktiviteti fillestar i Mulla Sulës i cili pastaj, nga zyret policore të sektorit të pasaportave do të avansohet deri në kryetar të BFI-së. Këtë e pohon edhe vetë Mulla Sula nëpër memoaret e tij tashmë të publikuara në versionin online.
Po në këtë atmosferë, ndonëse jo tashmë në natyrë por në objekt të mbyllur, është duke e përfunduar karrierën Mulla Sula. Me paratë e fitrit e të zeqatit të myslimanëve të vendit, me paratë e vjedhura nga ato të tubuara për ndihmë vëllezërve nga Hasanbegu pas vërshimës katasrtrofale, si dhe me shumë para të përvetësuara pas aksioneve të ndryshme fetare e vullnetare me bazë finansiare, Mulla Sula ka marrë një lokal i cili është në bahçe të babës, pa kurrfarë leje paraprake. Ia ka vënë emrin KONAKU dhe, duke hëngër e pirë, duk u rënë kapsllëk e duke plasur nga tengopja, nën tingujt e lloj-lloj muzike i qanë hallet fetare e kombëtare. Aty pret e përcjell njerëz. Tamam zyrë alternative e Rijasetit të BFI-së.
Vizitë zyrtare e përgjegjësit për punë të jashtme në Dijanetin e Turqsë të cilën e realizoi në KONAK

Mulla Sulës nuk i vihet në selinë e BFI-së, sepse aty nuk ka ushqime, nuk ia përgatit askush mishin e kurbanëve, nuk ia përgatit ato pije kofeine të nxjerra nga kutitë e ndihmave humanitare të arritura nga Dijanet Vakfi i Turqisë. Këtë kënaqësi ia jep vetëm KONAKU. Pa dyshim, Allahu xh.sh. e ka bindur se është i paligjshëm, se është reis i dhunshëm, se nuk e meriton me nderë kolltukun e Reisit, prandaj gjithnjë e më shumë është duke u fshehur në ato pisha të shpeshta të KONAKUT të tij. Të gjithë takimet formale e jo formale, zyrtare e gjysëm zyrtare, takime pune e miqësie, të gjitha është duke i realizuar jasht çdo sensi, jasht çdo bontoni e protokolli.
Takimi i fundit i Sulejman Rexhepit, me një zyrtar të lartë është realizuar në restorantin kotec, të denjë për gjyetarët e stërlodhur, KONAKU. Këto ditë aty ka pritur Drejtorin e departamentit për punë të jashtme në Dijanetin e Turqisë, zotëri Erdal Atalaj. Përderisa mysafirët e lartë që priten në selinë e Rijasetit gjejnë mënyra për ti dorëzuar ndonjë dhuratë kompatabile, bie fjala ndonjë Kuran, ndonjë pikturë me objekt xhamie apo objekt nga trashëgimia kulturore islame, zoti Erdal e falënderoi për mikpritje Mulla Sulën duke ia dhënë po një dhuratë kompatibile me selinë e pritjes. Natyrisht që, përveç filxhanave që turqit i përdorin për kafe turke kurse kinzët për raki orizi, nuk pati se çfarë ti dhurojë. Nga protokolli i Drejtrit turk thonë se në moment të fundit, pasi është mësuar vendtakimi, është ndërruar edhe dhurata, duke ia dhënë një komplet filxhanësh madje edhe duke e faktuar këtë gjë përmes fotografimit të përbashkët para kafenesë që tashmë po shërben si selia alternative e Mulla Sulës. Takimi zyrtar është realizuar sipas protokollit sportiv të Mulla Sulës, ashtu siç mund të rrihet nëpër mejhane, ndonëse zyrtari turk nuk ka lëvizur për asnjë milimetër nga protokolli i tyre për takime të rangut të lartë. 

Erdhi dhunshëm iku turpshëm
Dikur profesor i nderuar i gjuhës arabe, Rexhep Jusufi, në pleqëri pranoi të futet në skemat e nëntokshme të Sulejman Rexhepit dhe të bëhet myfti i tij që erdhi pas masave të dhunshme që i ndërmori Mulla Sula si dikur Millosheviqi nëpër institucionet nacionale të shqiptarve të Kosovës. Organet e dhunshme e luanin rolin e prezervatimit për një përdorim dhe hidheshin në pleh. Po këtë rol e pranoi edhe Rexhep Jusufi duke u bërë myfti i Mulla Sulës për Shkupin, me shpresë se përmes tij do ti realizojë tashmë interesat e njohura e shumë të dobëta të Mulla Sulës. Natyrisht, të gjithë, madje edhe ata që e votuan, kishin konstatuar se njeri me karakter më të dobët nuk kishin parë se sa Rexhep Jusufin të cilin dikur e kishin konsideruar si profesor të pathyeshëm.

Dy vite më vonë, Rexhep Jusufi do të ik turpshëm. Rexhep Jusufit do ti përgatitet një lamtumirë në shenjë mirënjohje për rolin negativ që e lozi dhe u çua në pension. U përcoll turpshëm e me shumë turp. Jo nga zyrja e Reisit, jo nga zyrja e Myftinisë së Shkupit, jo nga klasat e Medresesë Isa Beu ku ishte profesor mbi njëzet vjet, por, ceremoninë e përcjelljes ia përgatitën te KONAKU i Mulla Sulës, në restorant, tamam siç e përcjell baba bijen nuse! Nga restoranti sot përcillen vetëm nuset. A mos është ky mesazh i Mulla Sulës se Rexhep Jusufi më në fund përfundoi si nuse e Mulla Sulës! Turp i madh për këtë nuse, Rexhep Jusufin, turp për Mulla Sulën, turp për të gjithë pjesëmarrësit në këtë dasëm nusërie, turp për të gjithë myslimanët e vendit për katandisjen në moçal derrash të organeve përgjegjëse të jetës fetare islame në vend. Një ditë të gjithë do të përgjigjen për këtë degradim të jetës fetare, të cilin mund ta bëjnë vetëm ata që janë të denjë për antibesim.
Nusja u përcoll me të gjitha nishanet, me një drekë të rrastë, me mish të pjekur e me pije të butë, kurse tërë kjo ndejë, ngjashëm si ndejat e tjera, iu faturua arkës së BFI-së. Myslimanët fukara të vendit paguajnë ndërsa Mulla Sula me këlyshët e vet manjet. Kështu do të shkojë deri sa do ti ec kungulli mbi ujë!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top