Shumica e qytetarëve vlerësojnë se korrupsioni dhe politizimi i gjykatave janë ndër problemet kryesore në vend.
Madje 60% e të anketuarve konsiderojnë se lufta kundër korrupsionit është në nivel të ulët, ndërsa 47% gjendjen në gjyqësor e vlerësojnë si të keqe. Nga institucionet, qytetarët besim më të madh kanë tek policia dhe Prokuroria Speciale. Ky hulumtim tregon se vendi do të ketë shumë punë gjatë hapjes së kapitullit 23 për aderim në BE.
50% e qytetarëve vlerësojnë se sistemi jonë gjyqësor nuk është i gatshëm për të hyrë në BE. Kemi pasqyrë mjaft reale, megjithatë vlerësojmë se ky duhet të jetë prioritet i qeverisë në reformat e mëtutjeshme, që do të thotë ka hapësirë për të punuar.
34% e qytetarëve konsiderojnë se në vend nuk respektohen të drejtat themelore të njeriut, ndërsa 30% mendojnë se gjendja është e mirë. Në pyetjen se si do t’i radhitnin të drejtat e njeriut për nga rëndësia, pjesa më e madhe e të anketuarve në vend të parë përmendin lirinë e shprehjes dhe lirinë e grumbullimit si dhe gjykimin e drejtë.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se e drejta e lirisë së shprehjes dhe e drejta e grumbullimit në masë të madhe ishin të shkelura nga institucionet dhe pushteti – deklaroi për Alsat-M, Urania Pirovska, Komiteti i Helsinkit.
Hulumtimi është realizuar përmes telefonit në kuadër të projektit “Rrjeti 23+” që e realizojnë Instituti për Politika Evropiane dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.
No comments: