Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

MUFTINIVE TË MAQEDONISË 

Të enjten, më 13 prill 2017, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame paska mbajtur mbledhje, ku ndër pikat e rendit të ditës kanë qenë edhe kriza ekonomike e BFI-së dhe Haxhi. Për shkak të krizës, kryetari, ose reisu-l-ulemaja i muftive të Maqedonisë ka thënë se disa muftini, si p.sh.: Gostivari, Tetova, Shkupi, duhet t’i sjellin BFI-së nga 400.000 EUR, kurse të tjerat më pak, 100.000-150.000. Dhe ja plas sherri! Natyrisht, për një çast ka mbizotëruar heshtje/frikë; dikush ka thënë se nuk ka mundësi meqë ka projekte; tjetri thotë se kishte dëshiruar që këtë çështje ta hapë për diskutim brenda muftinisë, gjë që e ka revoltuar shumë reisin dhe ai ka filluar t’i shajë me gjithçka (për namuzi me nana e gra). Pastaj, jo vetëm që i shan, por edhe nervozohet “hirësia” e tij dhe dëshiron ta braktisë mbledhjen. (Ja këtu del në shesh fotografia e rrezikshme brenda institucionit fetar dhe thënia se “hoxhallarëve” nuk u len përshtypje fyerja e fesë, e madje edhe sharja e namuzit, por vetëm paraja; po i preke aty – plas sherri, bëhet kijamet.) Atëherë, njëri nga muftitë, e lut atë të mos largohet sa të përfundojë mbledhja. Bëhet pishman reisi dhe ulet dhe vazhdon mbledhja sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe reisi ankohet se është shumë i sëmurë. Të nesërmen ai niset drejt Turqisë për mjekim.
Hyrje disi e çuditshme, do të ishte komike, sikur të mos ishte e vërtetë dhe tragjike. (Si mundet reisi të shajë, t’i tekte ta braktisë mbledhjen etj.?!? A thua vallë bëhet fjalë për institucion apo për bandë?) Megjithatë, më e dhimbshme është se disa muftij, në bisedë me njëri-tjetrin kanë thënë: “Këtë reisin e kanë lënë mendtë, faktikisht ky nuk qënka vetëm i sëmurë, por edhe budalla”. Por, nuk duhet harruar se pas gjithë kësaj, sipas të gjitha rregullave, nuk dihet kush është budalla.
Këtyre muftive nuk mund t’ju thuhet asgjë, përveçse: “Kini turp, frikësojuni Zotit, kujdesuni për institucionin fetar, për emanetin që keni marrë dhe mos lejoni nëpërkëmbjen e namuzit. Ju vetë jeni duke dëshmuar se jeni duke e përkrahur një njeri të sëmurë, të çmendur, të papërgjegjshëm, diçka që askush nuk ua lejon: as feja,as institucioni fetar, e as fëmijët e familjet, e të mos flasim për besimtarët”.
Që e keqja e këtij personi nuk ka fund, dëshmon fakti se ai ka “marrë” vendim që një person me dosje plot turp e çmenduri ta emërojë për mufti të Muftinisë më të madhe, asaj të Shkupit. Këtij të fundit nuk po ia përmend emrin, për arsye se jemi bërë nga ata që sapo u përmendet emri, fillojnë të “fitojnë” popullaritet, të bëhen të njohur, të dalin në televizion e kështu me radhë. Por për të dihet, me siguri, se nga diaspora ka qenë i akuzuar për amoralitet dhe për keqpërdorim të qendrës fetare të muslimanëve. Është për t’u habitur se edhe pse dihet botërisht kush është ky djalë, disa prej djemve që i dimë si vaizë dhe imamë të mirë këtu te ne – sepse kur i takon gojën e kanë plot Islam dhe Allah dhe të pakënaqur me bëmat e këtij reisit – menjëherë paskan filluar të kontaktojnë me të “emëruarin” e pashpirt, pa edukatë dhe pa namuz.
A thua ka mundësi çmenduria të shndërrohet në mençuri? Përndryshe, si do të kuptohej ajo se çfarë i ka ndodhur këtij institucioni, e njerëzit, muftinj, imamë, alima të heshtin – kjo është e padurueshme. Por, ja që po ndodh edhe kjo. Udhëheqësi i kësaj shtëpie u akuzua për vjedhje, për mashtrim, për kufër, imansëzllëk, u akuzua se para Qabes e ka sharë atë, iu paraqitën fotografi i shtrirë si kabadai dhe i rrethuar nga banda të ndryshme që i harxhojnë paratë e zeqatit dhe të muslimanëve nëpër klubet e natës; u zu në flagrancë vetura e tij zyrtare ku kishte drogë dhe u burgos shoferi; u bë bastisja e shtëpisë së tij; po nga “djemtë” e tij u futën në institucionin e fesë me armë; ai mburret se xhamitë nuk i ka nën kontroll, por ato janë bërë prona private të “djemve” plot “lesh” dhe “takva”; mburret se pas tij qëndron pushteti dhe ministria e brendshme. E gjithë kjo në këtë kohë krize kur roli i institucionit fetar duhet të jetë ku e ku më i rëndësishëm: vakëfi është shkatërruar me themel, institucionet janë dobësuar, prodhohen kuadro që pa fajin e tyre do të detyrohen të jenë fajtorë, ngaqë kanë lejuar të rriten nën hijen e mashtrimit dhe të dënimit, e në anën tjetër fare nuk u është dhënë mundësia të mendojnë për perspektivën e tyre. Dhe sërish parashtrohet pyetja: si mundet muftitë të heshtin para gjithë këtij zullumi?
Kë duhet fajësuar për këtë: Zotin (hasha), Kur’anin (hasha), Islamin (hasha)?!? E di se fjala e parë që do ta thoni është se nuk paska mbetur pa u sharë njeri, të gjithë qënkan fajtorë, vetëm ky që e paska shkruar tekstin qënka i mirë. Thoni çka të doni, por mos harroni se kjo e sipërshënuara është e shkruar, e regjistruar, e shënuar, kurse ju/ne, muftitë/muftinitë të lejojnë një gjë të tillë: çfarë i thuhet kësaj? Ku mbështeten ata për këto devijime të mëdha? Si mund të lejohet që në këtë Bashkësi Fetare Islame nuk ka mundësi të ketë të punësuar, nëse eventualisht nuk kanë përkrahjen, mbështetjen e shërbimeve sekrete? Kjo shtëpi e “fesë” është shndërruar në shtëpi të gibetit dhe xhasusllëkut. Kjo shtëpi jo vetëm që është bërë e rrezikshme kështu si është, por është duke shtruar terrenin për terrorizëm shpirtëror e fizik, sepse për të pasur një mbështetje nga “jashtë”, nga majmunët modernë, do të montohen procese të ndryshme, që edhe janë ka bërë. Dhe sërish, a thua këta mufti “imanli”, të cilët baballarët i kanë shkolluar të jenë muslimanë dhe të mos i shërbejnë shejtanit, nuk e dinë se janë bërë përkrahës të zullumit dhe të zalimit, ose të atij siç thoni ju “pasha Zotin qënka bërë budalla”? Ekzistimi i këtyre gabimeve dëshmon se edhe këta nuk e kanë bagazhin e pastër: ose kanë blerë diploma, ose kanë shitur diploma, ose kanë vjedhur pasurinë e BFI-së ose e kanë shitur pasurinë e BFI-së, se përndryshe nuk është e mundur të lejojnë një çrregullim të këtillë.
Të nderuar muftinj, asgjë nuk kërkohet nga ju, përpos asaj që edhe në mënyrë institucionale jeni të obliguar ta bëni: të jeni muslimanë, të paktën gjatë orarit të punës (jo të shkoni nëpër zyra dhe kohën ta kaloni me telefonatat e kota të gibetit, mashtrimit, sharjes dhe kibrit e dreqllëqeve të tjera); të jeni dinjitoz, ta mbroni namuzin; të krijoni mundësi për zhvillime kulturore e fetare, dhe për forcimin e institucionit ashtu siç duhet. Përndryshe, edhe ato 8 orë “punë” edhe si zyrtarë të fesë, do të mbeteni pa fe.
A jemi ne të vetëdishëm se kjo shtëpi është dënuar që edhe të ardhmen ta ketë të dënuar, sepse është e rrethuar me gjithçka, përpos me fe, kulturë, insanllëk dhe përgjegjësi institucionale. Nuk e di se si do t’i përgjigjemi Zotit dhe Pejgamberit a.s. Habia më e madhe është se të gjithë e dinë se gjithçka regjistrohet dhe nesër para Zotit do të na thuhet: Ikre kitabek! Çka do të lexojmë!?! Krimin, vjedhjen, shkatërrimin, kibrin, imansëzllëkun, harxhimin e zekatit dhe të sadakasë dhe mbi të gjitha heshtjen për gjitha negativitetet për të cilat kemi qenë dëshmitarë.
Me përgjegjësi të lartë dhe nga përvoja e gjatë e them se institucioni fetar është shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë kohë kur nuk kemi asgjë, përpos dridhjes dhe frikës. Shohim se për çdo ditë shkatërrohet, varfërohet ummeti musliman, dhe atë në emër të “fesë”. Vërejmë zbritjen në nivelin më të ulët që ka mundësi ta arrijë njerëzimi, sepse është duke u krijuar një shoqëri pa turp, pa moral dhe pa dashuri. Jemi dëshmitarë të luftës, gjakderdhjes ndëretnike, ndërfetare të pamëshirshme, për çka nuk u dënuan kriminelët. Trojet tona vlojnë nga misionarë, që “nuk” dihet se nga janë dhe që bëjnë kërdi në mesin e popullatës. Më e keqja dhe më e rrezikshmja është se është krijuar edhe “hilafeti” i cili është duke u shëtitur dhe zhvilluar në mënyrën më të pakuptueshme e përplot frikë e rrezik për ne si njerëz, e lëre më si muslimanë. Letrarë, shkrimtarë të përkatësive dhe proviniencave të ndryshme paralajmërojnë për rrezikun e madh dhe frikësojnë me një të ardhme pa ardhmëri.
A do të jeni në gjendje ju të dashur muftinj t’i plotësoni këto kërkesa që shtrohen para jush: nga ju pritet që ta praktikoni dhe ta interpretoni fenë me përgjegjësi, duke u mbështetur në një teologji të përvojës së shëndoshë, racionale e kulturore. Kështu siç jeni duke vepruar e keni dhe do ta keni shumë të vështirë për t’u ballafaquar me përgjegjësitë që keni marrë mbi vete. Ju vërtet jeni duke e keqpërdorur fenë dhe institucionin fetar, dhe atë në emër të fesë dhe të besimtarëve. Mos harroni thënien e Pejgamberit a.s., që ka thënë: “Edhe vrasësi edhe i vrari do të futen në Xhehennem”, që do ta parafrazoja si: edhe ai që bën keq, edhe ata që heshtin para kësaj – Zoti i ruajtë!/thenieislame.cf/

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top