Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Kur të verbon karriera, thonë, shpërfytyrohesh në një qenie sa të frikshme aq edhe naive. Si një qen i cili tërë tërbimin e vet e demonstron deri në momenin kur ti hidhet një kockë. Sakaq do ta kafshojë atë kockë dhe do të ik me bisht nën shalë. Kështu po e përfundon karrierën dikur profesori e tash myftiu i dhunshëm, Rexhep Jusufi
Shkruan Zeqie Veseli
Profesori, Rexhep Jusufi, myftiu i Mulla Sulës i instaluar dhunshëm, pa kurrfarë baze ligjore, në Myftininë e Shkupit, në mënyrë shumë konkrete e zbërtheu tërë atë intrigë të Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës, që e luajti me ish-Myftiun, H. Ibrahim ef. Shabanin, tash lider i Lëvizjes për Reforma në BFI! Intriga e Mulla Sulës nuk ishte vetëm që të krijojë një çiflig të vetin, apo një bahçe të babës, por, intriga e tij ishte të sajojë një konfrontim artificial i cili do të rritej deri në armiqësi të përhershme e që do të rezultonte me largimin e grupit shumë të ndershëm dhe të devotshëm që sillej rreth Afrim Tahirit, ish-sekretar i BFI-së, grup ky që ishte pengesa e patejkalueshme e Mulla Sulës për tu futur në atë bahçe të babës e për tu sjellë si pronar privat.
Oborri i ish-Komunalecit, Xhamia që do të ndërtohej në Tophanë si dhe Medreseja për Femra, ishin tri objekte që duhej të reshtoheshin deri në fund të karrierës së Mulla Sulës! Në të tri projektet tashmë Mulla Sula kishte ngulur heshtat e veta dhe i kishte shpallur si projekte që tangonin interesat persoale të tij. Për fatin e keq të tij, që të tri projektet shtriheshin në territor të Myftinisë së Shkupit që po drejtohej nga ca djem të hekurt në karakter e në principe. Nuk do të lejonin për më të madhin kjamet që ato projekte të shndërroheshin në zonë e interesit personal të Mulla Sulës, madje, sipas myftiut H. Ibrahim ef. Shabani, këtë edhe ia kishin bërë me dije qysh më herët. Ky ishte momenti kur pastaj, Mulla Sula do ta thurte intrigën duke inicuar konfliket dhe duke i involvuar në këtë konflikt të gjitha organet e BFI-së. Fatmirësisht, tashmë këta organe janë vetëdijësuar dhe janë në përpjekje e sipër për tu liruar nga zhgedha e Mulla Sulës dhe për ta sanuar tërë atë gabim me përmasa katastrofale për Institucinin e vetëm fetar islam në vend, për BFI-në!
Cili është faji i Profesor Rexhep Jusufit në tërë këtë intrigë të Mulla Sulës? Sa ishte fajtor ai dhe sa ishte i involvuar në lojën e sendërtimit të interesave të Mulla Sulës!? Si do të kuptohet dhe si do të shënohet tërë kjo lëvizje e Jusuf Rexepit prej profesori në myfti, në karrierën e tij profesionale?
Profesor Rexhep Jusufi, pa dyshim që ishte ndër profesorët më të rreptë dhe më i dhënur pas principeve të një profesori të denjë. Te ky profesor nuk shiteshin intervenimet dhe as frikësimet për ndonjë notë kaluese të pamerituar. Sa ishte i çuditshëm dhe kokëfortë, aq ishte edhe i mirë dhe i respektuar. Megjithatë, në fund doli që ishte tepër shumë naiv dhe, tërë atë pedigre prej profesori të dashur e nëpërkëmbi për interesa meskine të Mulla Sulës. Pranoi të instalohet dhunshëm si myfti i Myftinisë së Shkupit. Prej një profesori të Medresesë, u bë antimedresanti më i përbetuar! Dikur Myftinia e Shkupit ishte pioniere dhe shembulli më tipik se si interesohet për kuadro të dala nga kjo Medrese, madje edhe duke i punësuar në Myftini. Që nga Gafur Zharku e Zekeria Idrizi, pastaj te Jusuf Ramadani e deri te myftiu H. Ibrahim Shabani, u dëshmua se kjo Myftini do të bëhej vatër e punësimit të më të mirëve që dilnin nga Medreseja Isa Beu! Dhe, ndodhi habia më e madhe! Myftiu i dhunshëm, profesor Rexep Jusufi, pahetueshëm nisi ta zbatojë lojën e Mulla Sulës, duke i larguar të gjithë medresantët dhe, praktikisht koha e Rexhep Jusufit do të mbahet mend si koha më antimedresante në Myftininë e Shkupit.
Çka fitoi nga kjo intrigë antiislame Profesor Rexhep Jusufi! Asgjë, përveçse një komoditeti absolut për ti numëruar ditët e mbetura deri në pensionim të tij, kurse Mulla Sulës i garantoi një lërim absolut të terrenit të kësaj Myftinie sikur të ishte në çiflikun e vet, si në bahçe të babës. Kësisoj, myftia i dhunshëm, profesor Rexhep Jusufi do të mbahet mend edhe si i vetmi myfti i dështuar, që dështoi madje deri në mbyllje të këtij organi më të rëndësishë të BFI-së. Ky ishte synimi i Mulla Sulës: në prag të ofensivës së tij të fundit për ta zhvilluar një zonë të interesit të vet meskin, e dobësoi këtë organ (Myftininë e Shkupit) që është strumbullari kryesor i BFI-së dhe, duke vënë dorë mbi këtë organ dhe duke e përqëndruar tërë vëmendjen e vet mbi këtë organ, praktikisht u dha krah të gjithëve të punojnë çfarë të donë me organet e BFI-së, pa kërkuar kurrfarë llogarie dhe përgjegjësie nga askush, as nga uzurpatori i postit të reisit. Prandaj, asnjë nga myftinitë nuk kërkon llogari dhe nuk kërkon raport nga Mulla Sula për të ditur se ku përfunduan qindra mijëra euro të tubuara nga xhematet përkatëse për ndihmë humanitare për ata vëllezër që pësuan nga katastrofat natyrore (në fshatrat e Tetovës, në Hasanbeg e rethinë) por edhe nga aksionet policore (Lagja e Trimave)! Mulla Sula prakiktisht u imponua si një baba autoritar, i rreptë, i egër, por shumë i pasionuar pas rrugëve të këqia. Te ky baba duhet që ti dorëzojnë rrogat të gjithë djemtë por askush nuk guxon të pyes se si harxhohen ato dhe as të hidhërohen tek e shohin që babai i harxhon nëpër kazino, nëpër pishina e masazhe llukse, në makina lluksoze e nëpër rrugë të tjera të këqia. Epo çobani i keq ta sjell ujkun në torishte! E në çtorishte të lemeritshme ky çoban (Mulla Sula) e ka shndërruar BFI-në. Meritë shumë të madhe për këtë gjendje katastrofale të BFI-së së sotshme ka edhe Profesori shumë i panderuar, Rexhep Jusufi. E dhembshme por shumë e vërtetë, profesor i ngelur pa kurrfarë respekti. Keni kërkuar shikoni!

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top