Sot në Kuvend do të hidhen për votim 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi, për të cilat mazhoranca do të duhet të kalojë një sprovë, të sigurojë 84 votat. Gramoz Ruçi, kreu i grupit socialist u ka kërkuar deputetëve të tij të mos mungojnë sot në seancë në asnjë rrethanë, të anulojnë edhe vizitat jashtë shtetit.
Kjo paketë ligjore e rëndësishme synohet të votohet nga mazhoranca në kushtet kur opozita e ka bojkotuar Kuvendin prej 41 ditësh dhe vazhdon protestën e saj përpara Kryeministrisë duke kërkuar qeverinë teknike për zgjedhjet e lira.
7 projektligjet e rëndësishme që presin të votohen janë:
“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”,
“ Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”
“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”
“Kodi i Drejtësisë për të Mitur”
“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”
“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”.
No comments: