Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi akoma vlerëson se zgjidhja e krizë në Maqedoni mund të bëhet përmes marrëveshjes të cilën ekipi i tij dhe ekspertë të pavarur e kanë hartuar vite më parë, njofoton agjencia e lajmeve INA.
“Pas vendimit të Ivanovit u dëshmua se është e patjetërsueshme implementimi i marrëveshjes politike të PDSH-së dhe ndryshimit të rendit kushtetues të Maqedonisë. Është e kotë shqiptarët të angazhohen politikisht kur një person si Ivanov mund tua nënvlerësojë vullnetin dhe votën e tyre.
Ndryshimi mund të bëhet përmes Parlamentit dydhomësh”, është shprehur Menduh Thaçi.
Numri një i PDSH-së ka ftuar shqiptarët që të mos bien pre e provokimeve dhe skenarëve pasi situata mund të eskalojë në konflikt ndëretnik dhe kjo nuk ju shkon në interes as shqiptarëve, as Shqipërisë dhe as Kosovës.
Sipas tij, kjo kontrata e PDSH-së do t’i përkufizojë të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta të shqiptarëve dhe maqedonasve duhet të garantojë:
1.Zbatimin e plotë dhe në afat të caktuar të pikave të marrëveshjes (kontratës). Në këtë vijë duhet të nxiret një ligj i veçantë ku parashikohen masa ndëshkuese për shkeljet dhe zvarritjet, për të gjitha manipulimet që ndikojnë që një e drejtë të bëhet e pashfrytëzueshme;
Barazinë e plotë dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në sistem, si në shfrytëzimin e begative të sistemit, ashtu edhe në vendimmarrje. Kjo fushë do të kontrollohet me parimin e konsensusit të plotë. Këtu bën pjesë edhe ndarja proporcionale e buxhetit. Nëse kjo ndarje nuk do të ishte e barabratë, të drejtat e ofruara, ashtu si u theksua më lart, do të shndërrohen në oferta të parealizueshme;
Përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe pa segregime fyese;
4.Përfaqësimin e drejtë të kontrolluar;
Marrëveshje që njëri nga tri postet kryesore të shtetit (Presidenti, Kryeministri, ose Kryetari i Parlamentit) t’i takojë përfaqësuesit shqiptar;
Ligjin e ri, për funksionim konsensual të Qeverisë;
Decentralizimin e njëmendtë në vend të dekoncentrimit që krijon iluzionin se mjetet buxhetore janë decentralizuar;
8.Ndarrjen e re teritoriale që merr parasysh aspektin etnik,
kulturor, ekonomik, infrastrukturor;
9.Themelimin e institucioneve në funksion të zhvillimit të vlerave kulturore shqiptare;
10.Respektimin e përpiktë të konceptit sekular të shtetit;
Deetnizimin e simboleve të shtetit, të himnit, të stemës dhe të simboleve të tjera shtetrore;
Përcaktimin strategjik dhe pa ekuivoke për integrim në NATO dhe UE. (INA)
No comments: