Është duke vazhduar akoma gjykimi për të akuzuarit e rastit të Kumanovës. Deri në këto momente dëshmi ka dhënë Mirsad Qerimi i cili tha se në Maqedoni është ftuar nga Beg Rizaj i cili ka punuar në lokalin e tij. Ne Maqedoni ka ardhur për të rregulluar ca kompjuter. Ai tha se është dorëzuar bashke me Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizajn dhe anëtar të tjerë me 9 maj ndërsa më pas është keqtrajtuare shumë nga ana e forcave policore.
“Kumanova”, dëshmon Valdet Zekaj
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Kumanova” duhet të dëshmojë i akuzuari Valdet Zekaj.
Në seancën e kaluar para trupit gjykues dëshmi dha i akuzuari Enver Hoxha-Klain, i cili hodhi poshtë akuzat për terrorizëm duke theksuar se në Maqedoni ka qenë i ftuar pas shqetësimeve të paraqitura lidhur me të drejtat e shqiptarëve. Por, në dëshminë e tij ai nuk përmendi asnjë emër lidhur me pretendimet se ka qenë i ftuar për të mbrojtur shqiptarët në rast të përshkallëzimit të situatës e cila u tensionua pas publikimit të skadalit me bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve shtetëror.
Në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona nën aktakuzën për terrorizëm për përleshjet e armatosura më 9 dhe 10 maj në të 2015-tës në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
No comments: