Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov me bashkëshorten Maja Ivanova do të qëndrojnë për vizitë në Azerbajxhan në muajin mars, njofton Agjencia Report.az.
Ai do të merr pjesë në Forumin global në Baku që do të mbahet të enjten dhe të premten, pra më 15 dhe 17 mars.
Para kësaj ishin publikuar informacione se gjatë muajit Ivanov do të jetë në vizitë dyjavore në Australi në takime me diasporën maqedonase. Pra, kjo po ndodhë në momentin kur opozita e kryesuar nga LSDM kërkon nga Ivanov t’i jepet mandati liderit socialdemokrat Zoran Zaev për të formuar qeverinë e re pasi siguroi 67 mandate.
No comments: