Gazeta Lajm nuk beson në sinqeritetin dhe objektivitetin e hetimeve që i ka paralajmëruar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), për punën e funksionarëve të saj. Gazeta Lajm vlerëson se bëhet fjalë për një farsë me të cilën tentohet për t’i hidhet hi syve të opinionit, e jo për llogaridhënie të sinqertë. Është e pabesueshme për ne si medium, se Ali Ahmeti do ta hetojë objektivisht, për shembull, punën e Musa Xhaferit e Artan Grubin, ose që do të hetohet objektivisht puna e grupeve të akuzuara për krim nga Çairi.
Për këtë arsye Gazeta Lajm prej nesër fillon hetime paralele për punën e funksionarëve të BDI-së. Gjatë këtyre hetimeve do t’i shfrytëzojmë edhe ‘bombat’ e publikuara nga opozita, por edhe dëshmi tjera.
Hetimet do t’i zhvillojmë shumë pista. Do të hetojmë se sa miliona euro reklama qeveritare janë ndarë për mediumet proqeveritare maqedonase gjatë qeverisjes së BDI-së dhe sa padi ka ngritur kjo parti kundër gazetarëve dhe mediumeve shqiptare. Kërkojmë përkrahje edhe nga mediumet tjera, nga organizatat joqeveritare dhe nga gjithë qytetarët në Maqedoni që të mbështesin këto hetime, me të gjitha argumentet eventuale që i posedojnë. Mund të na shkruani në adresën tonë lajm.sk@gmail.com, ose në fan pagen tonë Gazeta Lajm në facebook.
Pas këtyre hetimeve, Gazeta Lajm do të publikojë një raport final të cilin do tua dorëzojë ambasadave perëndimore në vend, shoqatave joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, si dhe shumë institucioneve ndërkombëtare.
No comments: