Style3[OneLeft]

Style3[OneRight]

Style4

Style5

Shkruan: ZEQIE VESELI
Cili është impakti që ka ushtruar mbi Suejman Rexhepin, alias Mulla Sulën dhe, përgjithësisht, mbi muslimanët e vendit, tërë kjo fushatë dyvjeçare e Nismës për Reforma në BFI? Natyrisht, impakti është evident, duke efektuar në demitizimin e figurës false të Mulla Sulës si dhe në ndërgjegjësimin e shumë subjekteve në vend dhe jasht për sa i përket veprimeve iracionale, të falsifikuara dhe shumë të dëmshme të Mulla Sulës.
Që në hapat e parë të zbatimit të planit zhvillimor të kësaj fushate, u ndikua që të mbyllen monitoret në kabinetin e Mulla Sulës si dhe në “kabinetin” e tij alternativ, por nuk arriti që t’u hedh ndërkombtarëve me këtë veprim, sepse, tashmë ishin liferuar informacionet se të njëjtin kontroll Mulla Sula e kryen që nga shtëpia e vet, si përmes shoferëve ashtu edhe përmes familjarëve të vet, të cilët pastaj një Zot e di se ku i dërgojnë ato incizime filmike e tonike!
Tashmë ishte fillimi i ndërgjegjësimit të Mulla Sulës se ndërkombëtarët do ta braktisnin, prandaj edhe deshti që t’i sjell para aktit të kryer. Ndërkombëtarët nuk do t’i futeshin më në selinë e uzurpuar, kurse ai e inicoi “traditën” më idiotike të mundshme – “sofrën e bakllavasë”! Mulla Sula nuk do të kuptojë se ky gjest është katastrofal, sepse pritjet me rastet e festave dhe përurimeve bëhen në shtëpi, në seli, dhe jo hapësirav hotelerike. Ndërkombëtarët nuk i shkojnë atje për sytë e tij “të bukur”, por shkojnë vetëm sa për ta nderuar festën muslimane, bajramin dhe, sa për të shprehur respekt ndaj Institucionit me të cilin identifikohen muslimanët e vendit.
Të paktën Mulla Sula u ndërgjegjësua dhe e largoi klubin e xhudos nga ambientet e uzurpuara në Medresenë Isa Beu, si dhe përkohësisht e stopoi nepotizmin në dhjetra familjarë të tij të punësuar në Medrese, FSHI dhe në BFI.
Fushata kundër Mulla Sulës e ndërgjegjësoi këtë “sulltan” duke e lënë të kuptojë se besueshmëria i ka ardhur në fund të pusit prandaj edhe nuk tubon as organet e BFI-së, nuk mbanë as mbledhje të rregullta me organet që i mbanë të uzurpuar, e ndërgjegjësoi për rrezikun që bart deponimi i nënshkrimit në mënyrë false në Regjistrin Qendror duke u munduar të vërtetojë se është zgjedhur në mënyrë të rregullt ndërsa për këtë gjë nuk ka as rregullore, as që është ngritur procedurë për rizgjedhje, madje as që ka qoftë edhe një faqe procesverbal që do të dëshmohej para organeve të drejtësisë. Për më tepër, tërë këtë falsifikim nuk mund t’ia mbrojnë asnjë nga të emëruarit në mënyrë të paligjshme nëpër organet kolektive të BFI-së. Mulla Sula është shumë i ndërgjegjshëm se këta të njëjtit do ta lënë në baltë, prandaj dhe nuk shpreson në ta.
Fushata tashmë dyvjeçare e Nismës për Reforma në BFI kundër Mulla Sulës, e ka ndërgjegjësuar të njëjtin se tashmë nuk i ka ngelur as dy gishta fytyrë, prandaj nuk shihet më nëpër xhami, në mesin e xhemateve të ndryshëm, nuk guxon të lëvizë, bie fjala nëpër Çarshinë e Vjetër, sepse pa dyshim që do të pështyhet nga të gjithë xhematet si dhe do të turpërohet duke iu drejtuar me gënjeshtar, uzurpator, hajn, udbash, falsifikues, mohues i miqve, mosmirënjohës ndaj atyreve që e kanë risjellë në BFI, keqpërdorues i ndihmave humanitare, zhvatës i pronave të BFI-së, strumbullar i kriminelëve dhe i banditëve, i narkodilerëve e i spiunëve, i pseudohoxhallarëve dhe i imbicilëve të fesë islame në vend.
Nuk ka fije dyshimi se tashmë Mulla Sula është ndërgjegjësuar dhe e ka kuptuar se është i padëshirueshëm si hajn në zyret e Kryemuftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnavës, apo edhe të Kryetarit të Komunitetit të Muslimanëve të Shqipërisë, Skënder ef. Bruçajt, të cilët i grabiti dhe i la me gishta në gojë fatkeqët e lagjes së Hasanbegut për të cilët këta liderë fetarë kishin grumbulluar mjete të konsiderueshme si ndihmë pas fatkeqësisë natyrore që e përjetuan.
Fushata dyvjeçare tashmë e ka ndërgjegjësuar Mulla Sulën duke e kuptuar se është izoluar dhe margjinalizuar nga organizmat ndërkombëtarë, nga takimet dhe konferencat vjetore, është izoluar tërësisht nga ndihmat finansiare prej tyre si dhe nga përkrahjet finansiare të projekteve për ta ndihmuar zhvillimin e islamit në vend. Më në fund Mulla Sula e ka kuptuar se kundër tij është zhvilluar një fushatë shumë parimore dhe bindëse, duke i bindur edhe ata pak investitorë që të lidhin kontrata të drejtpëdrejta me firmat ndërtimore, pa lejuar ndërmjetësimin e Mulla Sulës, apo pa i derdhur finansat në arkën e BFI-së e cila tashmë është bërë rrush e kumbulla nga ana e këtij të babëzituri.
Kjo fushatë e Nismës për Reforma në BFI tashmë e ka ndërgjegjësuar Mulla Sulën se deri më sot të gjithë subjektet dhe faktorët relevantë politik në Maqedoni e kanë përdorur vetëm si prezervativ duke e hedhur pastaj kaçubave të pluhurosura, prandaj ka vendosur që përmes kanaleve të ndryshme tetovare me një këmbë të rrijë në BDI e me tjetrën në Lëvizjen Besa. Fatmirësisht, të dyja partitë për momentin janë pa ato resurse virusale që e mbajnë në jetë Mulla Sulën, ndaj dhe gjithnjë e më shumë po vërehen angazhimet e tij që përmes ndërmjetësuesve të ndryshëm t’i bindë faktorët e Nismës për Refoma në BFI që të afrohen, t’i përafërojnë qëndrimet dhe, sërish ta drejtojnë Anijen-BFI-në së bashku!
Tashmë, si asnjëherë më parë, Mulla Sula është ndërgjegjësuar shumë fort që ky përafërim nuk mund të ndodhë dhe as që guxon ta shohë në ëndërr, sepse, për fatin e tij të keq, ai është i vetëdijshëm edhe për lakun e drejtësisë që po i pezullon mbi kokë dhe që kurdoherë do t’i lëshohet në qafë. Fatkeqësisht këtë të vërtetë si duket akoma nuk ia ka treguar avokati i tij i cili nuk ka asgjë të përbashkët as me muslimanin dhe as me islamin e aq më pak me shqiptarin. Natyrisht që nuk ia thotë, e mbanë hala me shpresë, sepse është i vetmi avokat që kurrë nuk ka fituar lëndë në të mirë të BFI-së dhe se është ekspert i zvarritjes së proceseve, sepse paga mujore prej Mulla Sulës atij i arrinë mijëra euro. Po si nuk u ndërgjegjësua njëherë Mulla Sula dhe të kuptojë që ky avokat i tij jo musliman e jo shqiptar, po pasurohet së tepërmi falë djersës dhe bukës së muslimanëve të vendit dhe jo xhepit të Mulla Sulës, sepse ai duhet të paguhet nga ai që ndiqet prej drejtësisë dhe jo prej arkës ku është mbledhur djersa, gjaku dhe buka e muslimanëve tanë me qëllim të zhvillimit dhe të avansimit të jetës fetare islame në vend.
Ka ngelur vetëm edhe pak, fare edhe pak që Mulla Sula të ndërgjegjësohet plotësisht falë kësaj fushate të Nismës për Reforma në BFI dhe të tërhiqet si axhuzet plaka nga një tubim grashë ku nuk mund të ndjejnë asgjë tjetër përveç refuzimin kolektiv.

About HIG

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
«
Next
Newer Post
»
Previous
Older Post

No comments:

Komento


Top